LAJMI I FUNDIT:

Kusari i përgjigjet akuzave të Gjinit: Gjakovën e mora me 6 milionë euro borxhe pa mbulesë

Kusari i përgjigjet akuzave të Gjinit: Gjakovën e mora me 6 milionë euro borxhe pa mbulesë

Ish-kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila deklarimet e djeshme të kryetarit të Gjakovës, Adrian Gjinit për borxhet e trashëguara prej 13 milionë euro, i ka quajtur si ” kapaku i injorancës” dhe qasjes mashtruese të qeverisjes lokale.

Ajo ka shkruar në Facebook se kryetari i Gjakovës duhet të mësojë më shumë rreth financave dhe menaxhimit publik.

Gjini sulmon Kusari-Lilën: Kemi trashëguar miliona euro borxhe
Lexo po ashtu Gjini sulmon Kusari-Lilën: Kemi trashëguar miliona euro borxhe

“Deklarimi i djeshëm i kryetarit të Gjakovës për kinse “borxhet e trashëguara prej 13 milion Euro” është kapaku i injorancës dhe qasjes mashtruese të qeverisjes lokale dhe qendrore në Gjakovë dhe Kosovë. Një e ka harruar kryetari i Gjakovës se buxheti i Kosovës është dokument publik (përkundër që asgjë më nga administrata e Gjakovës s’është publike) dhe tabela e investimeve në buxhet për tre vjetar tregon planifikim dhe buxhetim të 13 milionë eurove dhe jo Borxh sikur thekson ai, ka thënë Kusari -Lila.


Kusari ka thënë se qeverisja e AAK-së, gjatë mandatit 2007 – 2013, ka lënë 6 milionë euro borxhe, dhe 20 milion euro kontrata të infrastrukturës pa mbulesë.

“Borxhe janë të gjitha faturat e pranuara në Komunë me raporte dhe specifikacione të bashkangjitura, ndërsa ato deri në shtator të 2017-tes kanë qenë më pak se 1 milion apo 750,000 Euro.  Borxhe dhe projekte pa mbulesë ka lënë qeverisja e AAK 2007 – 2013, 6 milion Euro borxhe dhe 20 milion euro kontrata të infrastrukturës pa mbulesë”, ka thekeksuar Kusari-Lila. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori