LAJMI I FUNDIT:

Kusari për rastin e Klan Kosovës: Sulmi më i madh që i është bërë pluralizmit të medias dhe demokracisë në Kosovë

Kusari për rastin e Klan Kosovës: Sulmi më i madh që i është bërë pluralizmit të medias dhe demokracisë në Kosovë

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka thënë se vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrrësisë dhe Tregtisë (MINT) për Klan Kosovën, është politik, arbitrar dhe me bazë të gabuar ligjore.

Sipas saj, ky vendim është marrë me procedurë të shpikur dhe nga autoriteti e zyrtarja që nuk ka kompetencë të pezullojë certifikata biznesore.


“Ky është sulmi më i madh që i është bërë pluralizmit të medias dhe demokracisë në Kosovës nga një parti politike. Asnjëherë nuk kam besuar që në vendin tonë do të ndodhte një gjë e tillë. Asnjëherë”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Rohde e quan shqetësues vendimin e MINT ndaj Klan Kosovës
Lexo po ashtu Rohde e quan shqetësues vendimin e MINT ndaj Klan Kosovës

Ajo tutje ka thënë se vendimet fillestare kishin plot gabime, gjë që e detyroi Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), t’i ndryshojë ato disa herë.

“Edhe ky vendim ka gabime trashanike. Vendimi i lëshuar sot i referohet një dokumenti me referencë 2008-50/155020230079177 i datës 28 korrik 2023, i cili sipas vendimit të MINT i është bashkangjitur nga pala në ankesë (pra nga Klan Kosova). Klan Kosova nuk ka dorëzuar asnjë dokument sot dhe nuk ka në posedim asnjë dokument me këtë numër reference. Kjo e dëshmon qartazi që vendimi është i kundërligjshëm”.

Kusari ka shtuar se Klan Kosova ka mundësi të ankohet në gjykatë dhe “kam shpresë në gjykatë, por kjo nuk e ndryshon qëndrimin politik të qeverisë për të mbyllur mediat në Kosovë”.

“Ju ftoj të gjithëve të mos heshtni dhe të reagoni dhe të ngrisni zërin në platformat e juaja. Kjo nuk është beteje vetëm e Klan Kosovës. Kjo është betejë e gjithë shoqnisë”, ka përfunduar ajo.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e ka hedhur poshtë ankesën e Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit privat, më 28 korrik.

Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve vendosi të premten se Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) kishte “vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës”.

Vendimi i Komisionit e përmbyll këtë rast brenda Ministrisë, ndërsa pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente, njoftoi MINT të premten. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori