LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Ambasadorët e BE-së, SHBA-së, Britanisë e Gjermanisë thanë nëse e shfuqizoni Specialen do t’i tërheqim trupat e KFOR-it nga Kosova

Kusari-Lila: Ambasadorët e BE-së, SHBA-së, Britanisë e Gjermanisë thanë nëse e shfuqizoni Specialen do t’i tërheqim trupat e KFOR-it nga Kosova

Kryetarja e Alternativës që është deputete e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur për paraqitjen e ish drejtuesve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

Kusari-Lila në “Debat Plus” ka thënë se i vetmi Rexhep Selimi ishte ai që nuk u ankua në Gjykatën Speciale.

“Prej tre tjerëve që ishin më parë, i vetmi Rexhep Selimi ishte ai që nuk është ankuar. Ai nuk ka thënë se nuk po më trajtojnë mirë. Ai ka thënë se edhe pse nuk pajtohet me këtë Gjykatë do ta mbrojë drejtësinë atje pasi ajo gjykatë është votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sjellja e Selimit flet shumë”, deklaroi Kusari Lila.


Deputetja opozitare kujton edhe përpjekjen për shfuqizimin e Gjykatës Speciale që kishin marrë deputetët e PAN-it sa ishin në qeveri.

“Brenda dy orëve në Kuvend na erdhën fizikisht ambasadori i BE-së, SHBA-së, Britanisë, Gjermanisë. Na thanë se nëse tentoni ta shfuqizoni shtetet tona nga sonte do të japin urdhër për të tërhequr trupat e KFOR-it nga Kosova”.

Kusari-Lila madje kujton se në atë kohë ishte nata e Krishtlindjeve dhe ata u kishin përmendur që për shkak të atyre zhvillimeve në Kosovë kishin humbur festën me familjet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori