LAJMI I FUNDIT:

Kusari – Lila thotë se viti 2022 nuk është vit zgjedhor

Kusari – Lila thotë se viti 2022 nuk është vit zgjedhor

Nuk ka asnjë indikator që tregon se mund të ketë zhbërje të Qeverisë, kështu ka thënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila.

Madje, ajo tha se Qeveria është e përkushtuar për një mandat të plotë, duke shtuar se ka pasur ngecje në Kuvend shkaku i zgjedhjeve lokale.

Kusari-Lila vitin 2022 nuk e sheh si vit zgjedhor, por si vit të dinamikës së punës institucionale në ekzekutiv dhe legjislativ.

“Nuk shoh asnjë indikator i cili tregon për zhbërjen e qeverisë. Shohim se kemi një qeveri stabile e cila programin dhe mandatin të cilin e ka marrë në këtë vit që po e përmbyllim është e përkushtuar ta realizojë në një mandate të plotë dhe si asnjëherë më parë një stabilitet qoftë në nivelin e qeverisë qoftë në nivelin e kuvendit. Ne patëm një ndërprerje si kuvend me procesin e zgjedhjeve lokale një ngecje të cilën po e zëvendësojmë me një dinamikë të përshpejtuar. Prandaj ne vitin 2022 nuk e shohim vit zgjedhor por si vit të dinamikë të punës institucionale si në ekzekutiv si në legjislativ”, tha Kusari-Lila.

Sipas deputetes Kusari-Lila, dialogu ka sfidat e veta, duke shtuar se Kosova vetëm si e barabartë mund të jetë pjesë e proceseve që lidhen me Ballkanin Perëndimor.

“Dialogu vërehet se ka sfidat e veta të theksuara. Ajo çka është evidente është se ka ndryshim të qasjes dhe ka një mënyrë të angazhimit të Kosovës e në veçanti me propozimet të cilat kryeministri Kurti i ka vendosur para përfaqësuesve të BE-së qoftë me marrëveshjen e përbashkët të tregtisë e vendet e rajonit ku Kosova është palë e barbartë qoftë në deklaratën e paqes në mënyrë proaktive ka propozuar ide të reja dokumente të reja të cilat po vërehet që nuk janë marrë parasysh ose nuk janë trajtuar dhe ne duhet të punojmë më shumë në të gjitha nivelet që të tregojmë se Kosova vetëm si e barabartë mund të jetë pjesë e proceseve që lidhen me Ballkanin Perëndimor”.

“Ndërsa në anën tjetër vërejmë se Serbia duke kaluar në një vend i cili prej vendit që është portretizuar se është i hapur ndaj të gjithëve po e tregon me blerjet ushtarake, me provokimet e vazhdueshme me Bosnje pastaj javë më parë me kufijtë e Kosovës se nuk është faktor stabilitet, por është faktor i sigurisë për rajonin”.

Është vështirë e parashikueshme se kur mund të ndodh njohja reciproke duke i marrë parasysh këto rrethana, thotë Kusari-Lila, raporton eo.

“Dhe nuk mundemi që të dy palët në njërën anë Kosovën e cila vazhdimisht ka lënë teste të demokracisë siç e kemi pasur rastin me procesin zgjedhor me rendin e ligjit të barazohet me një shtet i cili tashmë intensifikon bashkëpunimin me Rusinë, hynë në blerje të armëve dhe ndryshon retorikën në raport me sigurinë dhe mandej të kërkohet që të gjitha kompromiset t’i bëjë Kosova ku palët nuk kanë qenë të barabarta në kuptimin që Serbia ka qenë agresori ndërsa Kosova ka qenë viktima. Prandaj nuk mund të ndryshohet këto rrethana, por unë jam e bindur se shpejt do të ketë vlerësim të drejtë edhe të qasjes së Kosovës edhe nga BE-ja”.

“…sa i përket njohjes ajo është një proces të cilin duhet të dy palët, gjegjësisht Kosova e do përparimin e vet, por nuk mund të punojë ose t’i bëjë ndryshimet në Serbi. Atë duhet ta bëjë Serbia vetë. Është vështirë e parashikueshme se kur mund të ndodh njohja reciproke duke i marrë parasysh këto rrethana”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori