Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë sot se Qeveria Kurti inkurajon të gjithë profesionistët e dëshmuar që jetojnë jashtë dhe brenda Kosovës, të angazhohen në procesin e reformave që kanë filluar, duke aplikuar në institucione publike për punësim.
Kusari-Lila para deputetëve të Kuvendit tha se procesi i përzgjedhjes së tyre do të jetë transparent, intervistat do të incizohen, mediat do të jenë prezente, kurse ata do të flasin si para të zgjedhurve të popullit ashtu edhe para qytetarëve të Republikës.
“Çdo ditë të re të punës së qeverisë dhe këtij Kuvendi, jemi bërë dëshmitarë të proceseve të cilat janë përkthim i vullnetit tuaj për ndryshim dhe qasje të re në administrimin e vendit. Ndryshimin e parë e bënë qytetarët e Republikës tonë, me votën e tyre me 14 shkurt. Formësimin e këtij vullneti e vazhdojmë në institucionet dhe mekanizmat tjerë shtetërorë ku ndryshimi reflektohet direkt dhe me vizon të qartë.
Javën që lamë pas, ky Kuvend votoi dy gra në pozita udhëheqëse. Të dyja u zgjodhën përmes procesit të konkurrimit, intervistimit dhe pastaj votimit në Kuvend. Për njërin proces u fol dhe pa të drejtë u akuzuam dhe paragjykuam shumë si pozitë. Rezultati doli të jetë tjetër nga ajo çfarë na parashkruhej dhe çfarë deklarohej.
Funksioni për të cilën votuam vetëm ne deputetët e pozitës është pozita e Komisioneres së për Privatësi dhe Informim e para në Republikën e Kosovës. Gjatë procesit të votimit, tri partitë opozitare nuk ishin në sallë pasi ato e kundërshtuan procesin të cilin e zhvilluam ne si deputetë të pozitës. Përkundër paragjykimeve ne arritëm që procesin i cili ishte stërzgjatur në tri legjislatura dhe të cilin po të njëjtat parti e kishin sabotuar edhe kur ishin vetë në pozitë, ta përmbyllim me sukses”, tha Kusari, raporton Telegrafi.
Ajo më tej tha se ndryshimet e filluara kanë nevojë për mbështetje dhe besim nga ata të cilëve ju kishte humbur besimi se funksionon institucioni i konkursit dhe meritokracisë në organet e shtetit.
“Për të ngritur transparencën në procesin zgjedhor, në emër të grupit parlamentar të LVV kam kërkuar në mbledhjen e Kryesisë që intervistat për kandidatët e zgjedhur të incizohen dhe mediat të kenë mundësinë të kenë qasje edhe në performancën e kandidatëve gjatë intervistimit”, u shpreh Kusari.
Sipas saj, të gjithë ata të cilët aplikojnë në pozita udhëheqëse dhe profesionale të cilat administrohen dhe votohen nga Kuvendi, duhet të kenë edhe aftësitë prezantuese që të ndihen rehat nëse përgjigjen para kamerave sepse publiku ka të drejtë të dijë kush do të drejtojë institucionet kryesore të vendit.
“Deri më tani kjo kërkesë nuk gjeti mbështetje nga kolegët tjerë të grupeve tjera parlamentare, por, unë sot jam e bindur se duhet t’i rikthehemi kësaj ideje dhe duhet bashkërisht pozitë dhe opozitë të dakordohemi që vetëm më të mirët dhe më profesionistët zgjidhen në pozitat udhëheqëse të trupave të cilat i raportojnë Kuvendit”, tha ajo.
Sipas saj, bordet dhe trupat udhëheqëse kolegjiale do të kenë kushtin e barazisë gjinore.
“Andaj, gratë dhe vajzat, të cilat kanë hezituar të shohin veten pjesë të pozitave udhëheqëse dhe profesionale, inkurajohen të aplikojnë dhe kërkojnë hapësirën e tyre e cila ju takon në shoqëri dhe vendimmarrje”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri