LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Serbia vetëm një herë ka qenë e gatshme ta njoh Kosovën – atëherë kur është diskutuar për shkëmbim territorial

Kusari-Lila: Serbia vetëm një herë ka qenë e gatshme ta njoh Kosovën – atëherë kur është diskutuar për shkëmbim territorial

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i është përgjigjur kritikave të opozitës lidhur me marrëveshjen e Ohrit të arritur mes Kosovës e Serbisë, e në të cilën nuk përmendet njohja reciproke mes dy vendeve.

Në seancën e Kuvendit të enjten, Kusari-Lila ka thënë se Serbia vetëm një herë ka qenë e gatshme që ta njoh Kosovën – atëherë kur është diskutuar për shkëmbim territoresh.


“E gjithë kërkesa juaj për njohje të Serbisë ta krijon përshtypjen që kjo njohje ishte dikur dhe tani u tërhoq njohja. Serbia në asnjë moment nuk është treguar e gatshme për ta njohur Kosovën, përveç një rasti që është sot nuk e fshehin – kur është diskutuar shkëmbimi territorial”, është shprehur ajo.

Shefja e deputetëve të LVV-së tutje ka deklaruar se edhe nëse tani kthehet në tavolinë ideja e shkëmbimit të territoreve, Serbia është e gatshme ta njoh Kosovën sepse “thotë mora diçka”.

“Sepse kjo ishte përshtypja që ishte krijuar në vazhdimësi në kompensim të dickaje që duhet t’i jepet Serbisë për ta njohur Kosovën”, ka thënë ajo, duke shtuar se kjo jo vetëm që ka qenë qasje e gabuar, por tepër e rrezikshme për Kosovën dhe tërë Ballkanin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori