LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: “Qeverisja akademike” e solli Kosovën në krye të listës së zezë të vdekjeve në nivel botëror

Kusari-Lila: “Qeverisja akademike” e solli Kosovën në krye të listës së zezë të vdekjeve në nivel botëror
Foto: Arkiv

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Kusari-Lila ka pohuar se, Kosova është shteti me numrin më të lartë të vdekjeve për 1 milion banorë për tërë javën e fundit të gushtit.


“Kur e themi ne të cilët jemi aktiv në politikë, na sulmojnë, na fyejnë dhe na quajnë me emra. Por tani kur e publikon këtë lajm një medium si Bloomberg nga ShBA, athua cila është përgjigja e kujdestarëve të fjalës dhe mendimit kritik?!

Shteti me numrin më të lartë të vdekjeve për 1 milion banorë për tërë javën e fundit të Gushtit jemi ne, Kosova. Pas kemi lënë shtetet të cilat kanë sisteme dikatoriale, varfëri, trafikantë të drogës dhe të qenieve njerëzore”, ka shkruar deputetja në Facebook.

Kusari-Lila në reagimin e bërë ka numëruar disa nga arsyet se pse Kosova ka numër të madh të vdekjeve nga COVID-19.

“Është e dukshme se emëruesi i përbashkët i vdekjeve nga virusi për të gjitha shtetet dhe Kosovën në top listë është: Menaxhimi katastrofal i pandemisë bashkë me nivelin e lartë të krimit dhe korrupsionit shoqëruar me arrogancën e udhëheqësve shtetëror të cilët injorojnë profesionistët dhe vendimet profesionale duke i zëvendësuar ato me vendime politike oportune. Këtu e solli vendin ‘Qeverisja Akademike'”, përfundon reagimi i deputetes.

Ndryshe, numri i personave që kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në 499. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori