LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila për sulmin terrorist në Zelandën e Re: Nuk ndezëm qirinj për këta 50 shpirtra që u vranë në xhami

Kusari-Lila për sulmin terrorist në Zelandën e Re: Nuk ndezëm qirinj për këta 50 shpirtra që u vranë në xhami

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas sulmit terrorist të së premtes në dy xhami të Christchurch në Zelandën e Re, ku mbetën të vrarë 50 persona dhe mbi dhjetëra të tjerë të lënduar.

Kusari-Lila në një postim në rrjetin e saj social Facebook, ka kritikuar qeveritarët ku sipas saj nuk bën asgjë për viktimat, as lutje, namaz e as meshë.


Deputetja theksoi se këtë sulm Kosova e dënoi vetëm përmes statuseve në Facebook dhe me kaq e mbyllën, në Kosovën, siç tha ajo, vendin që përjetoi gjenocidin, terrorin.

Lexoni më poshtë postimin e saj të plotë:

U tmerruan të gjithë nga sulmi i fundit terrorist në Christchurch në Zelanden e Re. E dënuam me statuse në FB dhe me kaq e mbyllëm ne në Kosovën, vendin që përjetoi gjenocidin, terrorin dhe shtetin prej 2 milion banorësh, prej të cilëve 1 milion ishim refugjatë gjatë luftës.

Sa më mban kujtesa, duke iu falë Zotit në paqe, nuk u lutem për ta, as në xhami dhe as në kishë.

Pjesa tjetër e Botës e bëri, Kryeministri Trudeau i Kanadës, ish- Presidenti Obama, Kryeminstrja e Britanisë, Kryebashkiaku i Londrës, etj.

A u frikësuam prej dikujt se këta njerëz të pafajshëm prej 3 vjeç deri ne 71 vjeç u vranë në xhami? A nuk na bëri përshtypje se ishin shumica migrantë të Lindjes së Mesme? Apo nuk e morëm mesazhin prej dikujt të “fortë” se edhe Kosova duhet të lutet, të mbaj namaz e meshë për ta?!

Unë sot turpërohem sa pa identitet dhe sa frikacak jemi. Unë sot skuqem sa shpejt kemi harruar si është të jesh në kërkim të lirisë dhe sa e bukur është ndjenja kur dikush ta hap derën dhe të ofron siguri.

Unë çdo ditë prej kur ka ndodhur kjo tragjedi, kjo masakër terroriste, lutem jo vetëm për shpirtin e të vrarëve, por edhe neve të gjallëve që e harruam vlerën e jetës, vlerën e lirisë dhe bashkëndjenjen me viktimën, pa marrë parasysh a janë mysliman, të krishterë, hebrej, të bardhë, të zi, të verdhë apo të kaftë.

#LutemPërViktimatEChristChurch

#IPrayForVictimsOfChristChurch. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori