LAJMI I FUNDIT:

​Kusari-Lila për marrëveshjen e Washingtonit: Nuk mundet as një plan fizibiliteti të cenojë sovranitetin e Kosovës

​Kusari-Lila për marrëveshjen e Washingtonit: Nuk mundet as një plan fizibiliteti të cenojë sovranitetin e Kosovës

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se zotimet në marrëveshjen e Washingtonit nuk janë homogjeni dhe kanë lloj-llojshmëri të temave.

Duke kritikuar ish kryeministrin Avdullah Hoti për nënshkrimin e saj, Kusari-Lila në seancën plenare ku po debatohet për Marrëveshjen e Uashingtonit tha se Kosova dhe Qeveria Kurti janë të palëkundur në kultivimin e raportorëve me ShBA-në, por në asnjë moment nuk merr vendime në dëm të vendit.

“Ato zotime që ju i keni nënshkruar nuk janë zotime homogjene, nuk kanë njëtrajtshmëri në temat siç e thatë normalizimi ekonomik. Aty ka lloj-llojshmëri dhe aq shumë tema preken për të cilat edhe duhet të vendoset dhe votohet në këtë Kuvend”, tha ajo, transmeton Telegrafi.


Kusari-Lila tha zotimi për pranim të mini-shegenit nga ana e ish kryeministrit Hoti e ka vënë në qendër Serbinë, pasi projekti është i tillë.

“Nuk mundet as një plan fizibiliteti të cenojë sovranitetin e Kosovës, jo tani, por asnjëherë tjetër. Sovranitetin e cenon një qeverisje e papërgjegjshëm, e cenon moszbatimi i ligjeve dhe jo ligjshmëria e një qeverisje jo kushtetues. Nuk mund të kërkoni përgjigje në pyetje të cilën e keni mohuar vet para se të niseshit në Washington”

Pavarësisht kundërshtimit të kësaj marrëveshje, Kusari-Lila tha se Qeveria Kurti është e palëkundur në raportet me ShBA-në.

“Kosova dhe qeveria e saj janë të palëkundur në raportet me ShBA dhe kultivimin e raporteve me ta. Asgjë nuk mund të vë në dyshim dhe krijojë kriza të paqena ndërmjet dy vendeve. Po ashtu Qeveria e Kosovës në asnjë moment nuk merr vendime në dëm të vendit”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori