LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila paralajmëron kallëzim penal ndaj Simiqit e medias që i publikoi incizimet

Kusari-Lila paralajmëron kallëzim penal ndaj Simiqit e medias që i publikoi incizimet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha sot pas mbledhjes së Kryesisë se gjatë kësaj jave do të mbahen dy seanca plenare, të fundit në këtë sesion.

Kusari Lila në një konferencë për gazetarë pas mbledhjes së Kryesisë tha se kanë pasur një debat lidhur me incizimet, derisa tha se ka të përgatitura dy kallëzime penale, njëra ndaj ish-deputetit Sllavko Simiq dhe tjetra ndaj gazetarit dhe mediumit që i ka publikuar.


Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje i quajti të jashtëligjshme këto incizime, raporton Telegrafi.

“…Kishim një debat të gjerë në raport me incizimet e jashtëligjshme të cilat kanë dalë dhe janë të edituara dhe i jam përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Kryesisë. Në këtë kontekst edhe në krejt diskutimin e deritanishëm unë kam dhënë intervista dhe nuk kam hezituar të përgjigjem…

Ne konsiderojmë se seanca e Kuvendit do të duhej të jetë mbi agjendën legjislative dhe projektligjet.

Pyetjet që kanë qenë dhe të cilat më shumë janë të natyrës spekulative që synojnë të kenë manipulim politik e goditje politike besojmë se mund të zhvillohen në studiot televizive, siç janë zhvilluar deri tani”, tha ajo.

Sipas Kusarit-Lilës opozita natyrisht e ka mundësinë që ta thërrasë seancë të veçantë.

“…Nuk kanë qenë përgjime të organeve të drejtësisë apo policisë për dyshime për ndonjë vepër penale por incizime të jashtëligjshme dhe të edituara nga ata që do të bartin pasoja ligjore… Kam të përgatitura dy kallëzime penale që do të dorëzohen brenda pak ditëve, një ndaj ish-deputetit Slavko Simiq dhe tjetri ndaj portalit dhe gazetarit që ka bërë publikimin dhe editimin e atyre materialeve”, tha Kusari-Lila. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori