LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Nuk është diskutuar për vaksinimin e deputetëve

Kusari-Lila: Nuk është diskutuar për vaksinimin e deputetëve

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se në seancën e radhës do të diskutohet për arsimin si dhe përbërjen e Komisionit të Pavarur për Media.

“Kryesia ka vendosur që seanca e radhës të jetë me 27 maj, përveç debatit për arsim është dakorduar edhe për përbërjen e Komisionit ad-hoc për Bordin e RTK-se dhe Komisionit të Pavarur për Medie”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo më tej shtoi se të gjitha komisionet janë në përgatitje të planit të punës dhe afati është 30 maji.


Sa i përket vaksinimit të deputetëve, ajo tha se nuk është diskutuar ndonjëherë.

“Nuk besojmë se duhet të jetë përjashtim nga grupmoshat e qytetarëve të tjerë. Nuk është diskutuar”, tha ajo. /Telegrafi/