Në vendin tonë janë 38 komuna, ndërsa vetëm 15 kryetarë komunash nga 28 sa e kishin konfirmuar pjesëmarrjen, ishin prezentë sot në takimin e thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Administrimit Lokal dhe Pushtetit, Elbert Krasniqi. Pas takimit rreth dy orë, Krasniqi tha se u diskutua për problemet specifike të komunave.
Ndërkaq, i pyetur nëse po zvarritet procesi për zgjidhjen e kryetarëve të komunave në veri të vendit, Krasniqi potencoi se një gjë e tillë nuk po ndodhë.
Ai theksoi se të gjitha nënshkrimet që kanë kërkuar largimin nga funksioni i kryetarit janë dorëzuar në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), për çka shtoi se u takon atyre për të marr një vendim.
Krasniqi, të rëndësishëm e vlerësoi faktin që për herë të parë janë ndarë 742 milionë euro për nivelin lokal, për çka shpreson që projektet të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
“Në vazhdimësi diskutojmë për problemet e tyre, secila komunë ka specifikat e veta, mirëpo ka edhe problematikat e përgjithshme. Shumë e rëndësishme që e potencuam që është viti i parë ku janë mbi 742 milionë euro për niveli lokal nga niveli qendror dhe këto projekte shpresoj që do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve…Ne kemi pasur 28 konfirmime prej tyre 15 komuna patën përfaqësues dhe të tjerët nuk morën pjesë me asnjë paralajmërim tjetër. Por, ndodhë që në një takim të ketë më shumë kryetarë, ndërsa tek të tjerë më pak…
Nuk besoj që është konstatim i drejtë që thuhet se po zvarritet procesi, ku qeveria ka pasur një vullnet për ta përpiluar udhëzimin administrativ brenda një muaji dhe këtë e kemi bërë. E dini që ka pasur shumë paragjykime para kohës kur është prodhuar ky dokument që është kushtetues dhe jo kushtetues. Tashmë kemi dokumentin, në bazë të këtij dokumenti, këtij udhëzimit administrativ kemi një proces të iniciuar në katër komunat e veriut të vendit. Të gjitha nënshkrimet e komunave të cilët kanë kërkuar largimin nga funksioni i kryetarit paraprakisht janë dorëzuar në KQZ dhe besoj që është pjesë e tyre kur ata e marrin një vendim për përgjegjësinë tjetër”, tha Krasniqi.
Ndërkaq, para se të fillonte takimi i mbyllur mes Kurtit, Krasniqit dhe kryetarëve e përfaqësuesve të komunave, u tha se ndër çështjet kryesore për të cilat do diskutohet janë regjistrimi i popullsisë dhe problemi me qentë endacakë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker