LAJMI I FUNDIT:

​Kurti viziton punëtorinë e artistit Shaqir Hoti: Ne i detyrohemi kontributit të tij të pashoq

​Kurti viziton punëtorinë e artistit Shaqir Hoti: Ne i detyrohemi kontributit të tij të pashoq

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar shtëpinë dhe punëtorinë e artistit tashmë të ndjerë Shaqir Hoti.

Kurti ka thënë se veprimtaria e Shaqir Hotit ishte komplekse dhe me shumë substancë.


“Mishërimi më i veçantë i trashëgimisë sonë kulturore, muzikore e shpirtërore, figurë që me punën e tij si flautisti i parë i Kosovës, multiinstrumentist i një sërë instrumentesh muzikore folklorike dhe me tela, i shquar si interpretues në premierën e këngës “Baresha” me figurën tonë historike të këngës Nexhmie Pagarusha, me qindra performanca me muzikantë të shumë zhanreve, me mbi 180 këngë origjinale, mbi 200 instrumente origjinale dhe shumë risi të shkëlqyera në krijimin e instrumenteve folklorike. Ajo i kapërceu kufijtë e zejes, performancës dhe interpretimit të zakonshëm”, ka thënë ai.

Kryeministri ka shtuar tutje se “Shaqir Hoti ishte vetë narrativa e folklorit tonë ku ­me përvojen e tij profesionale dhe personale në tërë ekosistemin tonë kulturor, veçanarisht në muzikë, i dha frymë njerëzore veprimtarisë së tij”.

“Me instrumentet dhe veprat e tij ai përcolli rrëfime njerëzish, tregime folklorike, idioma të veçanta të natyrës së folkorit, humor popullor, miqësi dhe urtësi të rrëfimeve dhe gurrës sonë popullore për shumë e shumë gjenerata që do të vijnë. Ne i detyrohemi kontributit të tij të pashoq. Ne kurrë nuk do të mund të bëjmë aq sa ka bërë ai, por së paku mund të bëjmë pjesën tonë për të mbrojtur, për të ruajtur dhe për të përçuar punën e tij brez pas brezi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori