LAJMI I FUNDIT:

Kurti vendosi lule dhe bëri homazhe te varret e Fan Nolit dhe Faik Konicës në Boston

Kurti vendosi lule dhe bëri homazhe te varret e Fan Nolit dhe Faik Konicës në Boston

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur lule dhe ka bërë homazhe te varret e dy atdhetarëve, politikanëve e shkrimtarëve shqiptarë, që shënuan shekullin XX, Fan Noli dhe Faik Konica, në Boston të Massachusetssit.

Më pas, kryeministri ka vizituar Katedralen Shën Gjergji, në të cilën ka shërbyer Fan Noli si kryepeshkop dhe bibliotekën ku ruhen librat, dorëshkrimet dhe gjësendet e tjera të tij.

Sipas komunikatës, në katedrale, kryeministri Kurti është takuar me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe përfaqësues të shoqatës shqiptare “Vatra”, një ndër themeluesit e së cilës ishte Fan Noli, në nderim të figurës së të cilit ai ka mbajtur një fjalë rasti.

Kryeministri ka thënë se në Katedralen e Shën Gjergjit, Fan Noli mbajti për herë të parë një meshë në gjuhën shqipe në Boston, mbasi ishte dorëzuar prift në mars të vitit 1908, katër vjet para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 1912.

“Ky fakt na i thotë të gjitha. Ende pa e pasur shtetin, shqiptarët ju patën juve, këtu”, ka thënë kryeministri Kurti.

Ai e çmoi kontributin e madh të kishës së Shën Gjergjit edhe në krijimin e shtetit të Kosovës. “Janë pa fund aktivitetet e nisura prej këtej dhe janë mijëra raste të mikpritjes tuaj për shumë nevoja që u paraqitën në dekada”, ka thënë kryeministri Kurti.

Sipas tij, organizimi për futjen e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, ku Fan Noli ishte delegat, nuk ka qenë më i lehtë se çfarë është sot vështirësia për ta anëtarësuar Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Andaj, nuk është e papritur që sot pothuajse secili e secila e ka në mendje se si ia dolën ata para nesh në mënyrë që të organizohemi sërish edhe ne, ka theksuar ai, teksa ka folur për të arriturat në një vit qeverisje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori