LAJMI I FUNDIT:

Kurti uron Ditën e Veteranëve të UÇK-së, duke kujtuar heroizmin e familjes Jashari

Kurti uron Ditën e Veteranëve të UÇK-së, duke kujtuar heroizmin e familjes Jashari

Në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar rezistencën heroike të familjes Jashari, në luftime me forcat pushtuese serbe.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Ditë e hënë, 30 dhjetor 1991, ora pesë e mëngjesit. Në fshatin Prekaz i Poshtëm në zonën e Drenicës, njësite të policisë së Serbisë i rrethuan shtëpitë e Shaban Jasharit, një mësuesi patriot që atë kohë ishte 67 vjeçar. Shënjestra e policëve ishte djali i tij 36 vjeçar Ademi, që donin ta bënin të dorëzohej dhe ta arrestonin. Tre javë më parë, Ademi bashkë me nipin e tij Muratin ishin kthyer nga Shqipëria ku për një muaj rresht ishin stërvitur ushtarakisht nga oficerë të ushtrisë shqiptare”.


Por, siç shkruan Kurti, rruga në të cilën ishte nisur tashmë Ademi nuk e njihte dhe as e pranonte dorëzimin.

“Pas një rezistence të armatosur rreth gjysmë ore të të tre vëllezërve, Rifatit, Hamzës dhe Ademit, ata arritën të dalin jashtë perimetrit të shtëpive të rrethuara duke u bashkuar me shumë fqinjë dhe shokë që u kishin shkuar në ndihmë. Aksioni i policisë vazhdoi dhe rrethimi nuk u tërhoq deri në orët e vona të pasdites”.

“Atë ditë në Prekaz, dy persona u plagosën, 14 familje u bastisën, 27 persona u ndaluan dhe u mbajtën gjithë ditën në borë, kurse në fund të ditës 50 fshatarë u arrestuan, mes të cilëve edhe Shaban Jashari që u mbajt dy ditë në Qendrën e Sigurimit në Mitrovicë ku u torturua nga policët. Rifati arriti të kthehej sërish në Gjermani, ndërsa Hamza dhe Ademi kaluan në ilegalitet dhe jetuan ashtu në ilegalitet për gjashtë vite e dy muaj, nga dita e 30 dhjetorit 1991 e deri në rënien e tyre heroike gjatë rezistencës në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars 1998”.

Kurti ka thënë se “Në kujtim dhe nderim të rezistencës së bijve të Shaban Jasharit në Prekaz më 30 dhjetor 1991, data 30 dhjetor është qarkuar në kalendarin historik si Dita e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deri në qershor të vitit 1999 kur Kosova u çlirua nga Serbia pushtuese, më shumë se dy mijë njerëz ranë dëshmorë kurse shumëfishi i tyre luftuan nën emblemën e UÇK-së dhe me flamur kombëtar shqiptar për çlirimin e vendit tonë Kosovës”. /Telegrafi/


“Urime Dita e Veteranëve të UÇK-së të gjithë luftëtarëve të paepur për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori