LAJMI I FUNDIT:

Kurti ua thotë edhe kongresistëve amerikanë: SHBA-ja aleat dhe partner i pazëvendësueshëm i Kosovës

Kurti ua thotë edhe kongresistëve amerikanë: SHBA-ja aleat dhe partner i pazëvendësueshëm i Kosovës

Përpos senatorëve amerikanë në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot edhe kongresistë amerikanë, me të cilët bisedo për kontributin e SHBA-së në çlirimin dhe shtetndëritimin e Kosovës.

Me kongresisten Nancy Pelosi, ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, kongresistet Claudia Tenney dhe Ann Wagner dhe kongresistët, Mike Turner, Brett Guthrie, Jim Himes dhe Gregory Meeks, kryeministri Kurti foli për marrëdhëniet dhe partneritetin dypalësh, progresin ekonomik dhe demokratik të shënuar gjatë qeverisjes sonë, suksesin e Kosovës në prag të 16-vjetorit të Pavarësisë së saj dhe rolin e veçantë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur para, gjatë dhe pas shpalljes së pavarësisë.


“Si histori e suksesit të intervenimit të NATO-s në pranverën e vitit 1999, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova sot synon anëtarësimin në NATO, jo vetëm për të përfituar nga ajo por edhe për të kontribuar në këtë aleancë, u shpreh kryeministri”, ka thënë Kurti, transmeton Telegrafi.

Në takim me senatorë amerikanë, Kurti: Kosova mbetet aleate e SHBA-së
Lexo po ashtu Në takim me senatorë amerikanë, Kurti: Kosova mbetet aleate e SHBA-së

Ai përmendi bashkëzbarkimin e suksesshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me ushtrinë amerikane të Gardës Kombëtare të Ioëa-s në Kuvajt dhe tha se më shumë bashkëpunime të tilla janë të mirëseardhura.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe partner i pazëvendësueshëm i Kosovës”, u shpreh kryeministri.

Më tej, u diskutua edhe për procesin e dialogut në Bruksel, raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës. Kryeministri tha se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje, Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e saj, por e cila është shkelur vazhdimisht nga Serbia, ndërkohë që përkundër insistimit të tij për ta nënshkruar atë, Serbia në vazhdimësi e ka refuzuar një gjë të tillë, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori