LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Do të vazhdojmë t’i ndihmojmë ata që prodhojnë

Kurti: Do të vazhdojmë t’i ndihmojmë ata që prodhojnë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti mëngjesin e sotëm sot ka vizituar fshatin Nëpërbisht të Komunës së Suharekës, pas dëmeve të shkaktuara nga reshje e shiut dhe breshëri gjatë ditës së djeshme.

Me këtë rast Kurti tha se duhet të bëhet një vlerësim i dëmeve të shkaktuara nga breshëri me qëllim që t’u ndihmohet fermerëve për sanimin e dëmeve.


Ai tha se qeveria është e përkushtuar t’i përkrah ata që prodhojnë.

“Ju e dini që ne kemi paraparë një pako emergjente në kuadër të të cilës parashihen edhe mjetet për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe meqenëse kjo po ndodh në kohë pandemie ne patjetër qe duhet ta bëjmë një evidentim të dëmeve një vlerësim të dëmeve dhe pastaj edhe t’u ndihmojmë që t’i sanoni këto dëme në mënyrë që mos të dëmtohet prodhimi juaj. Ne po e kuptojmë qartë se tash kjo mbulesa e serës dhe se edhe në këto vende që nuk po pikë tash mund te pikë më vonë për shkak se vërehen një numër i madh i gungave nga ana e brendshme për shkak të akullit që ka goditur nga ana e brendshme dhe për shkak të akullit që ka goditur prej jashtë dhe natyrisht që në këtë serë që është prej 30 ari ne duhet ta marrim shembullin e dëmeve të shkaktuara por gjithashtu edhe të përkushtimit tonë që t’u ndihmojmë. Ne si qeveri jemi të përkushtuar që atë që prodhon ta ndihmojmë e nëse ka ndonjë fatkeqësi natyrore dhe ne do gjendemi në këto fatkeqësi natyrore”, tha ai.

Kurse, ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa tha se si ministria me të gjithë fuqinë buxhetore do t’i kompensojnë dëmet e shkaktuar tek fermerët nga kjo fatkeqësi natyrore.

Mustafa tha se bashkë me komunat e prekura si Ministri e Bujqësisë kanë krijuar një komision për vlerësimin e dëmeve.

“Do bëjmë një evidentim dhe vlerësim të dëmeve pastaj duke shfrytëzuar edhe rezervat që kemi por edhe për buxhetin e ndarë për pandeminë do shfrytëzojmë të gjitha mundësitë buxhetore që maksimalisht brenda fuqisë buxhetore t’i kompensojmë këto dëme për të gjitha komunat”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj tha se brenda javës së bashku me komisionin për vlerësim të dëmeve do t’i kenë vlerësimet e sakta për dëmet e shkaktuara nga reshjet dhe breshëri.

“Jemi dakorduar që ta krijojmë një komision të përbashkët. Nuk e kemi vetëm Nëpërbishtin kemi edhe disa fshatra të tjera por besoj që komisioni vazhdon punën nga nesër dhe besoj që brenda javës t’i kemi vlerësimet e sakta”, tha ai. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kalo në kategori