Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar se takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq pas disa javësh nuk do të jetë për dialogun e moçëm, por diskutim për formatin e bisedimeve për të ardhmen.
Ai gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ka thënë se për këtë arsye nuk mund të flitet ende për dialog dhe hartimin e ndonjë strategjie.
“Takimi i mesit të qershorit që është paralajmëruar nuk është i paraparë për të vazhduar dialogun e moçëm apo më të moçëm. Por është diskutim për formatin e bisedimeve në të ardhmen. Pra, nuk është takim i dialogut të ardhshëm, por takim për dialogun e ardhshëm”, tha ai.
Por transparencë më të madhe në këtë proces kërkoi deputetja e AAK-së Time Kadrijaj e cila tha se zyrtarët në Bruksel po thonë se ky takim është në kuadër të rifillimit të dialogut.
“Zyrtarët në Bruksel po thonë se ky është rifillim i dialogut. Unë atëherë nuk po di si ta kuptoj. A është ajo çfarë po thonë zyrtarët e Brukselit, apo ajo çfarë thoni ju”, tha Kadrijaj.
Deklarimeve të deputetes Kadriaj, kryeministri Kurti iu përgjigj duke thënë se nuk mban përgjegjësi për deklaratat e të tjerëve.
“Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për deklaratat e të tjerëve, mirëpo qëndron ajo çfarë kemi thënë më herët. Do të ketë dialog të ardhshëm, por jo vazhdim të dialogut. Ka qeveri të re të Republikës së Kosovës, e cila ka program qeverisës. Ashtu siç e kemi premtuar, në secilën fazë të dialogut do ta ndajmë me Kuvendin e Kosovës”, tha Kurti.
Në vizitën e tij të fundit në Bruksel, kryeministri Kurti ka paralajmëruar se në qershor “mund të ketë fillim të kapitullit tjetër të dialogut” në Bruksel.
Për dialogun gjatë vizitës së fundit në Kosovë kanë folur edhe i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi Mirosllav Lajçak dhe zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit Mathew Palmer.
Ata thanë në Prishtinë se BE dhe SHBA mbesin të përkushtuara në dialogun Kosovë-Serbi, me qëllimin final arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.
Sa i përket qëllimit final të marrëveshjes Kosovë-Serbi, përfaqësuesi i SHBA Mathew Palmer ishte i drejtpërdrejtë.
Sa u përket kompromiseve të mundshme në dialogun Kosovë-Serbi, që do të çonin drejt arritjes së një marrëveshjeje finale, Palmeri tha se për “kompromise u takon palëve që të diskutojnë dhe të vendosin”.
Dialogu Kosovë-Serbi pritet të rinisë së shpejti gjatë këtij muaji, me një takim të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Elezi jep detaje nga numërimi i votave për deputetë

Si shpërndanë mediat ruse përmbajtje manipuluese para zgjedhjeve në Kosovë?

Kurti: e-Kosova tani edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android

Kjo është 10-shja e parë në listën e kandidatëve për deputetë të AAK-së

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

“Rri i fortë dhe mos e ndal buzëqeshjen”- Getinjo mesazh mbështetës për Gjestin

Ismajli për Newborn: E kom rujt prej tana partive – s’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument

Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës

Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut nuk arriti të ndalë lotët gjatë fjalimit lamtumirës

Sejdiu: Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë, nuk e ka shpallur

Zgjedhjet, pesë çështje kyçe me të cilat përballet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë