LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon homologen nga Islanda, diskutohet rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe integrimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

Kurti takon homologen nga Islanda, diskutohet rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe integrimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

Në ditën e tretë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim bilateral me kryeministren e Islandës, Kristrun Frostadottir.

Kurti e uroi kryeministren Frostadottir për detyrën e re dhe e falënderoi për mbështetjen e palëkundur të Islandës ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë në Këshillin e Evropës.

“Me këtë rast, kryeministrja Frostadottir rikonfirmoi mbështetjen e Islandës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.  Kurti tha se me progresin demokratik dhe me rritjen ekonomike në katër vjet e fundit, Kosova është shembull se zhvillimi dhe demokracia shkojnë krah për krah”, thuhet në njoftimin për media.


Gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe për zhvillimet në kontinentin e Evropës.

“Të dy palët përshëndetën nënshkrimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë mes Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-s, ku bën pjesë edhe Islanda, duke e cilësuar atë si mundësi shumë të mirë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare”, thuhet tutje në njoftim.

Republika e Kosovës nënshkroi Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me shtetet anëtare të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) me 22 janar në Davos të Zvicrës. Kjo marrëveshje paraqet kapitull të ri të forcimit të lidhjeve dhe shkëmbimeve me Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin dhe mundësi të madhe për prodhuesit dhe kompanitë vendore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Lajme

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Politikë
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

Politikë
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Siguri
Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Lajme
Kalo në kategori