LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi ekspertë nga Irlanda Veriore dhe Kosova që po punojnë në hartimin e modelit të Arsimit të Përbashkët, sipas praktikës së Irlandës Veriore

Kurti takoi ekspertë nga Irlanda Veriore dhe Kosova që po punojnë në hartimin e modelit të Arsimit të Përbashkët, sipas praktikës së Irlandës Veriore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves dhe kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, pati një drekë pune me një grup ekspertësh nga Irlanda Veriore dhe Kosova të cilët me punën e tyre kontribuojnë në fushën e ndërtimit të paqes përmes arsimit.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se, profesorë e hulumtues të Universitetit të Mbretëreshës në Belfast (Queen’s University in Belfast) dhe përfaqësues të Autoritetit të Arsimit në Irlandën Veriore, në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, po realizojnë seminar pune me komunitetet shkollore të kësaj komune për të hulumtuar potencialin e bashkëpunimit të sistemeve të ndara arsimore.

Bazuar në praktikat e mira të intervenimeve arsimore në Irlandën Veriore dhe një numër vendesh të tjera me histori konflikti, ekipi i përbërë nga Dr. Edona Maloku, Prof. Joanne Hughes, Prof. Tony Gallagher, Prof. Ruth Leitch, Dr. Gavin Duffy, z. Paul Close dhe z. Seamus Bradley, me përkrahjen e drejtpërdrejtë të Kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj, synojnë që me fasilitimin e këtyre sesioneve me mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave të komuniteteve të ndryshme në Kamenicë të përpilojnë bazën e nismës intervenuese të njohur si Modeli i Arsimit të Përbashkët, thuhet në njoftim.


Më tej thuhet se origjina e Arsimit të Përbashkët nis nga Irlanda Veriore ku për disa dekada janë provuar modele të ndryshme arsimore që kanë shënjestruar promovimin e pajtimit, nxitjen e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe rritjen e kohezionit social.

Si nismë e integruar tashmë në sistemin arsimor të Irlandës Veriore, Arsimi i Përbashkët ofron mundësi për ndërveprim të fëmijëve dhe të rinjve, të cilët përndryshe nuk kanë mundësi për të ndërvepruar, që të socializohen me bashkëmoshatarë të grupeve të ndryshme nëpërmjet kontaktit të rregullt dhe të qëllimshëm të bazuar në kurrikulë.

Ky model gjithashtu u mundëson fëmijëve, të rinjve dhe mësimdhënësve/edukatorëve për të krijuar marrëdhënie afatgjata dhe miqësi të cilat shpesh i kapërcejnë kufijtë tradicionalë dhe për të ndërtuar lidhje të forta, mbështetëse dhe të ndërvarura ndërmjet shkollave që marrin pjesë, familjeve dhe komuniteteve të cilave ato u shërbejnë.

Në shkurt të këtij viti, në kuadër të një vizite në Irlandën Veriore, kryeministri kishte vizituar shkollën Nettlefield në Belfast, për të parë nga afër dhe në praktikë zbatimin e modelit të Arsimit të Përbashkët (Shared Education).

Përmes këtij modeli, i cili gjen aplikim në rreth 900 shkolla në Irlandën Veriore, nxënës të komuniteteve të ndryshme kanë mundësi që së bashku të mësojnë dhe ndërveprojnë në aktivitete të ndryshme që përfshijnë sportin, artin dhe shkencën. Seminaret që po realizohen në Kamenicë janë fryt i kësaj vizite, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Lajme
47-vjeçari ndërroi jetë pas aktit seksual, në burg për prostitucion 37-vjeçarja

47-vjeçari ndërroi jetë pas aktit seksual, në burg për prostitucion 37-vjeçarja

Lajme
Vlorë, flamingot ‘pushtojnë’ Lagunën e Nartës

Vlorë, flamingot ‘pushtojnë’ Lagunën e Nartës

Lajme
Vdiq pas aktit seksual në makinë, telefoni zbardhi detaje të ngjarjes në Korçë

Vdiq pas aktit seksual në makinë, telefoni zbardhi detaje të ngjarjes në Korçë

Lajme
Muja: Njazi Thaçi kishte nënshkruar kontrata direkte me operatorë të Serbisë për eksportim të energjisë elektrike

Muja: Njazi Thaçi kishte nënshkruar kontrata direkte me operatorë të Serbisë për eksportim të energjisë elektrike

Lajme
Bastisjet në veri, Kurti prezanton në detaje emblemat e konfiskuara serbo-ruse

Bastisjet në veri, Kurti prezanton në detaje emblemat e konfiskuara serbo-ruse

Lajme
Kalo në kategori