LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi drejtoreshën e NDI-së, flasin për zhvillimet aktuale në Kosovë

Kurti takoi drejtoreshën e NDI-së, flasin për zhvillimet aktuale në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim drejtoreshën e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg dhe bashkëpunëtorë të saj, të cilët i ka njoftuar për zhvillimet e fundit politike dhe për avancimin e transparencës dhe llogaridhënien institucionale në Kosovë.

Në takimi me përfaqësuesen e NDI-së u fol për zhvillimet aktuale, bashkëpunimin e deritanishëm dhe rezultatet e përbashkëta, thuhet në njoftimin e Kryeministria.


Kryeministri Kurti, ndërkaq vlerësoi kontributin dhe angazhimin e NDI-së, me theks në fushën e demokratizimit të partive politike, forcimin e shoqërisë civile, avancimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale.

Drejtoresha e Institutit Demokratik Kombëtar e falënderoi kryeministrin Kurti për këtë takim përmbajtjesor dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, njofton ekzekutivi.