LAJMI I FUNDIT:

Kurti në takim me senatoren amerikane: Mbështetja e SHBA-së është bërë edhe më e domosdoshme pas aleancës ushtarake Rusi-Serbi

Kurti në takim me senatoren amerikane: Mbështetja e SHBA-së është bërë edhe më e domosdoshme pas aleancës ushtarake Rusi-Serbi

Në ditën e parë të vizitës në Washington DC, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Senatorja Joni Ernst.

Duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kurti ka falënderuar senatoren Ernst, veçanërisht për përkrahjen e Gardës Kombëtare të Iowas për ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.


Tutje, bëhet e ditur se kryeministri ka theksuar se mbështetja e tillë invazionit ilegal të Rusisë dhe aleancës ushtarake midis Serbisë dhe Rusisë.

“Në takim u bisedua për zgjerimin dhe thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe fushat zhvillimore”, thuhet në komunikatën për media.

“Kryeministri Kurti e njoftoi për fillimin e reformës në drejtësi dhe ngritjen e theksuar të buxhetit për mbrojtje, rritjen e mbështetjes për bujqësi, rritjen e pensioneve për 11% dhe pensioneve për persona me aftësi të kufizuara për 33%, arsimimin publik falas përfshirë nivelin universitar”.

Po ashtu, Qeveria njofton se Kurti ka theksuar “indikatorët pozitivë ekonomik që po sjellë stabiliteti institucional në vendin tonë, përfshirë rritjen dyshifrore ekonomike, rritjen e të hyrave doganore për 31%, rritjen e të hyrave tatimore për 34.3%”.

“Në përmbyllje të takimit, senatorja Ernst shprehu vlerësimin e saj për kryeministrin Kurti dhe tha që dera e saj është gjithmonë e hapur për të”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/