LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me ambasadorin e Hungarisë, flasin për thellimin e raporteve mes dy vendeve

Kurti takohet me ambasadorin e Hungarisë, flasin për thellimin e raporteve mes dy vendeve

Sot gjatë ditës, në zyrën e tij, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze.

Ambasadori Bencze i uroi fillim të mbarë dhe suksese kryeministrit Kurti në punën e re.


“Ai tha se Kosova ka një partner shumë të rëndësishëm te Hungaria dhe që mund të llogarisë në mbështetjen e saj në qëllimet e përbashkëta, sidomos në synimet e Kosovës për integrim evropian. Në këtë drejtim, Hungaria përkrah fuqishëm liberalizimin e vizave për Kosovën dhe e bën këtë aktivisht në secilin institucion vendimmarrës të BE-së.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Bencze për urimet e tij si dhe për urimet e kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán. Hungaria ka qenë një mbështetëse e hershme dhe e vazhdueshme e Kosovës edhe para edhe pas shpalljes së pavarësisë së saj”, thuhet në njoftimin për media.

Ai veçoi mbështetjen e Hungarisë në vitet e fundit në dy fusha, atë të infrastrukturës dhe arsimit. Në infrastrukturë përmes realizimit të projektit të rrjetit të kanalizimit, i cili përkon me nevojat e qytetarëve dhe planin e Qeverisë për shtrirjen e plotë të këtij rrjeti në të gjithë vendin deri në vitin 2025. Kurse në arsim përmes programit të bursave të studimit në Hungari për studentët tanë, nga i cili vetëm këtë vit do të përfitojnë 75 studentë.

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Bencze do të vazhdojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me qëllim përparimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori