LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me ambasadoren Schütz, flasin për procesin e Berlinit dhe bashkëpunimin rajonal

Kurti takohet me ambasadoren Schütz, flasin për procesin e Berlinit dhe bashkëpunimin rajonal

Pas Samitit të Berlinit, të udhëhequr nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, për të diskutuar mbi vazhdimësinë e procesit të Berlinit dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadoren Susanne Schütz, Drejtore për Evropën Juglindore, Turqi, OSBE dhe Këshill të Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

“Bashkëpunimi rajonal i qëndrueshëm ndërtohet mbi vlerat e barazisë në mes palëve dhe duhet të jetë në shërbim të avancimit të rajonit në rrugën drejt Bashkimit Evropian e jo me qëllim zëvendësimin e tij”, tha kryeministri Kurti.


Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadoren Schütz për punën dhe arritjet e qeverisë në 100 ditët e para.

Ai tha se menaxhimi i mirë i pandemisë COVID-19, reformat e nisura në drejtësi, luftimi i krimit dhe ruajtja e parasë publike kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e besimit të qytetarëve në institucione.

Ai shtoi se kjo ka ndikuar edhe në indikatorët ekonomik, të cilët tregojnë se në pesëmujorin e parë të vitit, aktiviteti ekonomik është rritur për 15%, të hyrat buxhetore për 30% dhe eksporti për 66%, kurse rritja ekonomike për këtë vit parashihet të jetë 7.9%.

Ambasadorja Schütz e uroi kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe punën e tij.

Ajo tha se Gjermania e mbështetë Kosovën në rrugën e saj për integrim evropian dhe e përkrahë bashkëpunimin rajonal në kuadër të procesit të Berlinit. Gjithashtu theksoi rëndësinë e progresit në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori