LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Sulmi ndaj ekipeve të mediave ishte i organizuar dhe me qëllim të qartë

Kurti: Sulmi ndaj ekipeve të mediave ishte i organizuar dhe me qëllim të qartë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i bindur se sulmi ndaj ekipeve të mediave që ka ndodhur në Leposaviq të premten, ka qenë i organizuar dhe me qëllim të qartë: frikësim dhe zmbrapsje.

Këtë deklarim ai e ka bërë të dielën, pasi ka pritur në takim dy prej gazetarëve dhe kameramanëve të lënduar gjatë këtij sulmi nga persona të maskuar.

“Në kryeministri mirëprita dy prej gazetarëve dhe kameramanëve të lënduar në Leposaviq nga grupe kriminale. Sot jam më i bindur se dje që sulmi ndaj ekipeve të mediave të premten ishte i organizuar dhe me qëllim të qartë: frikësim dhe zmbrapsje. Pleurat Salihut dhe Albin Rrahmanit ju uroj shërim të shpejtë dhe punë të mbarë sapo t’i kthehen terrenit”, ka shkruar Kurti në Facebook.


Shërim të shpejtë iu ka uruar edhe gazetareve Dorentina Thaqi, Laura Kerolli dhe Qendresa Sinani, si dhe kameramanëve Bardh Bekteshi e Ardijan Shala.

Kryeministri tutje ka theksuar se Kosova është Republikë e lirë dhe e tillë do të jetë gjithmonë.

“I falënderoj gazetarët dhe kameramanët për punën e guximshme dhe raportimin e saktë nga komunat në veri, që më së miri kanë nxjerrë në dritë se me kë përballemi atje si shtet e shoqëri. Sundimi i ligjit është mburoja më e mirë, për të gjithë”, ka përfunduar kreu i ekzekutivit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori