LAJMI I FUNDIT:

Kurti s’u takua me Ramën, Andoni: Ka diçka që nuk shkon tashmë mes dy vendeve tona

Kurti s’u takua me Ramën, Andoni: Ka diçka që nuk shkon tashmë mes dy vendeve tona

Kryeministri Kurti refuzoi ftesën e Ramës për të marrë pjesë në takimin joformal, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Për këtë, analisti në Shqipëri Ben Andoni, në RTV Dukagjini ka thënë se mos-prezenca e Kurtit “zuri të gjithë informacionin në Tiranë”, duke nënkuptuar që ky fakt ka marrë më shumë vëmendje.


“Ka diçka që nuk shkon tashmë mes dy vendeve tona, në sensin që të lësh një takim, i cili ishte një takim informal por ishte përgatitor i vendeve të Ballkanit Perëndimor, sa i përket projekteve të së ardhmes brenda Procesit të Berlinit”, ka thënë Andoni.

Sa i përket samitit që do të mbahet në Tiranë, Andoni ka thënë se Tirana është vetëm organizatore dhe në lidhje me gjithçka tjetër merret Bashkimi Evropian (BE).

“Në këtë samit vendet tona duhet të jenë me projekte gati, duhet të jenë vende që paraqesin ide të qarta, dhe mendoj që mungesa e Kosovës zyrtare duket se ka zënë peshën më të madh të së gjithës”, ka shtuar ai.

Këshilltari i Kurtit për mospjesëmarrjen e kryeministrit në takimin joformal në Tiranë: S’ka inate, është koinçidencë
Lexo po ashtu Këshilltari i Kurtit për mospjesëmarrjen e kryeministrit në takimin joformal në Tiranë: S’ka inate, është koinçidencë

Andoni ka shtuar se e sheh Kosovën “jashtëzakonisht problematike” në të gjitha çështjet e brendshme, duke theksuar se raportet mes Kurtit dhe Ramës nuk janë normale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk morri pjesë në drekën joformale të thirrur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me komisionerin Evropian, Oliver Varhelyi, në Tiranë, e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha se arsye për mospjesëmarrje është se muaj më parë Kurti e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë.

“Para një jave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për një drekë joformale me komisionerin Evropian, Oliver Varhelyi, në Tiranë, e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe, meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë”, tha ai.

Ky veprim i kryeministit Kurti u kritikua nga opozitarë e analistë.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori