LAJMI I FUNDIT:

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Veseli, për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Veseli, për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit.

“Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Fazli Veseli. Në këto çaste pikëllimi, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, për vdekjen e familjarit të tyre”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.


Varroset babai i Kadri Veselit - ish kryeparlamentari mungoi në varrim
Lexo po ashtu Varroset babai i Kadri Veselit - ish kryeparlamentari mungoi në varrim

Ndryshe babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli ka ndërruar jetë dje në moshën 94 vjeç.

Në maj të këtij viti, Kadri Veseli ishte liruar për vizitë nga Haga për ta vizituar babanë e tij që ndodhej në spitalin “Dr Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. /Telegrafi/