LAJMI I FUNDIT:

Kurti shkon për iftar në Pejë, viziton kuzhinën humanitare “Dera e Mëshirës”

Kurti shkon për iftar në Pejë, viziton kuzhinën humanitare “Dera e Mëshirës”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dielën ka qëndruar për iftar në Pejë, ku ka vizituar kuzhinën humanitare “Dera e Mëshirës”.

Kjo është bërë e ditur nga zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi në një postim në Facebook.


“Sot ishim në një iftar të veçantë bashkë me Kryeministrin e Republikës, Albin Kurti, dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Kransiqi, në kuzhinën humanitare “Dera e Mëshirës”. Kjo kuzhinë ofron ushqim dhe shujta të ngrohta për mbi 250 persona në javë.”, ka shkruar Kelmendi.

Ai ka shtuar se projekti i kuzhinave humanitare është mbështetur nga Ministria e Financave, duke siguruar 1.2 milion euro në vitin 2023 dhe sivjet rreth 300 mijë euro në forma të kuponëve për familjet në nevojë.

“Dëshira jonë është që ata që janë më në nevojë të ndihmohen gjithmonë, dhe ne do të vazhdojmë të përqendrohemi në këtë qëllim”, shkroi Kelmendi. /Telegrafi/