Kryeministri Albin Kurti deklaroi se mbi 18 mijë serbë nga Kosova kanë shkuar drejt Serbisë gjatë së dielës, ndërsa prej tyre mbi 15 mijë kanë qenë votues. Sipas tij, as 20% e serbëve të Kosovës nuk kanë votuar.
Për zgjedhjet në Serbi, shefi i ekzekutivit thotë se kanë vetëm datë pasi fituesi dihet për shkak të mungesës së demokracisë.
Kurti për KosovaPress tha se shqiptarëve në Luginën e Preshevës iu është bërë një padrejtësi e madhe dhe rezultati jo i mirë në zgjedhje mund të jetë ndikuar nga pasivizimi i mbi 6 mijë adresave.
Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të tregohet me e ashpër ndaj Serbisë që nuk po dënon as invzionin rus në Ukrainë.
Kreu i qeverisë vlerësoi se situata të dielën e 3 prillit ishte paqësore ndërsa qytetarët serbë me shtetësi të Kosovës shkuan në Serbi për votuar. Ai tha se kjo dëshmon se Republika e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran garanton sigurinë e të gjithë qytetarëve.
Ai falënderoi Policinë e Kosovës për profesionalizëm dhe efikasitet në menaxhimin e situatës që nisi me organizimin e autobusëve nëpër komunat me shumicë serbë e deri në kthimin e tyre përsëri në Republikën e Kosovës.
“Zgjedhjet e Serbisë nuk u mbajtën dje në territorin e Republikës së Kosovës për shkak se nuk e kishim një marrëveshje paraprake siç e kemi kërkuar. Serbia i ka mbajtur zgjedhjet me këtë rast i falënderoj Policinë e Kosovës për profesionalizëm dhe efikasitet. Por gjithashtu edhe qytetarët serbë që kanë edhe shtetësi të Serbisë përveçse të Kosovës të cilët ishin të qetë teksa shkuan në katër komunat në Serbi për të votuar atje. Gjithçka ishte paqësore. Kjo dëshmoi që Republika e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran garanton sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës pa dallim. Në bazë të të dhënave që kam marrë dje deri në orët e mbrëmjes mbi 18 mijë qytetarë kanë shkuar nga Kosova në Serbi. Prej tyre llogariten që 15 mijë kanë qenë votues për zgjedhjet në Serbi. Kur kemi parasysh që gjithsej serbë në Kosovë janë rreth 130 mijë dhe duke pasur njëkohësisht parasysh që jo të gjithë kanë të drejtë vote, dalja e tyre në zgjedhjet e Serbisë ka qenë gjithsesi më e ulët sesa 20 për qind. Kanë shkuar rreth 170 autobusë dhe minibus por edhe shumë të tjerë me vetura të tyre private”, tha Kurti për KosovaPress.
Përkundër thirrjeve të shumta të ndërkombëtarëve që duhet të kishte një zgjidhje për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Republikës, një gjë e tillë nuk ndodhi pasi Serbia nuk pranoi që të arrinte një marrëveshje me autoritetet e Kosovës.
Kurti theksoi se Kosova është vend që e do paqen dhe demokracinë e që ruan kushtetutshmërinë dhe sundimin e ligjit e që nuk ia shkele të drejtat askujt. Megjithëse përsëriti se nuk mund të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të një vendi tjetër përderisa nuk ka një marrëveshje.
Kryeministri i Kosovës deklaroi se Serbia nuk është vend demokratik por as neutral kur vjen puna tek invazioni rus në Ukrainë.
“Në Serbi nuk ka dilema për rezultatin e zgjedhjeve por vetëm për datën e tyre, sepse Serbia nuk është një vend demokratik por edhe karshi agresionit ushtarak e invazionit rus nuk është shtet neutral, andej po vazhdon autokracia dhe besoj që është koha e fundit që Bashkimi Evropian ta dënojë këtë autokraci e cila nuk po e dënon inavzioin rus në Ukrainë”, deklaroi Kurti.
Meqenëse në këto zgjedhje ishin edhe dy lista me kandidatë shqiptarë për deputetë në Kuvendin e Serbisë, Kurti tha se shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit i është bërë një padrejtësi e madhe, meqenëse rreth 6 mijë adresa llogariten të jenë pasivizuar.
Kryeministri tha se po bëhet një spastrim etnik, me metoda administrative.
“Shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc iu është bërë një padrejtësi e madhe meqenëse rreth 6 mijë vetave atje u janë pasivizuar adresat duke i diskriminuar mbi baza kombëtare. Po ndodhë një lloj spastrimi etnik, administrativ e burokratik i heshtur e i ftohtë e megjithatë me pasoja shumë të rënda, dhe unë besoj që rezultati jo i kënaqshëm i këtyre zgjedhjeve për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc vjen edhe për shkak të këtij spastrimi të heshtur që po iu bëhet atyre atje me metoda joluftarake kësaj radhe por administrative e burokratike”, u shpreh Kurti.
Sipas rezultateve preliminare Aleksandër Vuçiq ka arritur të marrë mandatin e dytë si president i Serbisë me rreth 60% të votave, ndërsa partia e tij ka shënuar rezultat më të dobët se zgjedhjet e kalaura në garën për Kuvend.
Vuçiq ka qenë ministër në kohën e kriminelit Sllobodan Millosheviq ndërsa Serbia mbetet ndër vendet e vetme në Ballkan e Evropë që nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë dhe madje e ka mbështetur me disa marshe të organizuara në Beograd. Rusia madje e përdori Serbinë edhe për t’ju shmangur disa sanksioneve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
135 euro ryshfet që t’ia lehtësojë procedurat për lirimin e mallit, kërkohet paraburgim për zyrtarin e ATK-së në Mitrovicë
Toshkovski: Zgjedhjet përgjithësisht kaluan qetë, 12 raste të fotografimit të fletës së votimit
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën