LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Me Sarrazin biseduam për Procesin e Berlinit

Kurti: Me Sarrazin biseduam për Procesin e Berlinit

Kryeministri Albin Kurti, të enjten ka pritur në takim, të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në një postim në platformën “X”, Kurti tha se me Sarrazin ka diskutuar për Procesin e Berlinit.


“Sot e takova të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Ndërsa Procesi i Berlinit feston 10 vjetorin e tij këtë vit, ai nënvizon rëndësinë e tij si një platformë për bashkëpunim dhe rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve të kaluara, përfshirë lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës”, shkroi Kurti.

Gjatë vizitës, Sarrazin ka takuar presidenten Vjosa Osmani, shoqërinë civile dhe Listën Serbe.

Nga takimi me Listën Serbe, Sarrazin thotë se nuk doli me ndonjë ide të qartë se si ky subjekt serb mund të tërhiqet nga vendimi për të bojkotuar votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore më 21 prill.

Osmani takon emisarin gjerman, bisedojnë për zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit
Lexo po ashtu Osmani takon emisarin gjerman, bisedojnë për zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit

“Ky takim nuk më dha shenja të qarta të cilat do të më jepnin idenë se cili do të ishte kompromisi”, ka shtuar emisari gjerman.

Por, i pyetur rreth lobimit të Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në KiE, diplomati gjerman refuzon të vlerësojë cila palë po e shkelë atë, por e ka të qartë se një gjë të tillë nuk e lejon marrëveshja mes palëve.

“Unë nuk jam në pozitën e referit që të vendos kush po e shkel marrëveshjen e kush jo. Por, sipas pikëpamjes time dhe asaj si e lexoj marrëveshjen e Ohrit, Serbia nuk duhet të pengoj Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka thënë më tej Sarrazin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori