LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kosova qëndron në krah të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës

Kurti: Kosova qëndron në krah të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Prishtinë sot u mbajt konferenca e lansimit të raportit mbi pasojat afatgjata të përdhunimeve të luftës në Kosovë, “Unë nuk kam faj për atë që më ka ndodhur”, aktivitet i përbashkët i shoqatës së grave, “Medica Gjakova” dhe shoqatës “Medica Mondiale”.

Sipas komunikatës nga zyra e Kryeministrit Kurti, studimi dokumenton pasojat e thella dhe afatgjata psikologjike, fizike dhe sociale të dhunës seksuale të luftës, duke filluar nga çrregullimet komplekse të stresit post-traumatik dhe depresionit, dhimbja e kokës dhe lodhja, deri te mosbesimi dhe rritja e frikës, duke formësuar kështu jetën e atyre që janë prekur edhe 25 vjet pas përvojës së dhunës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mori pjesë në këtë ngjarje, tha se në Kosovë, gjatë viteve 1998 – ‘99, dhuna seksuale është përdorur si armë lufte nga Serbia.


“Një mjet lufte që ka lënë pasoja të thella e të gjëra, te individi, familja dhe mbarë populli e shoqëria, andaj, edhe na përket të gjithëve adresimi i këtyre krimeve të luftës, që të mund të ndërprejmë efektin shkatërrues të kësaj arme në shoqëri”, tha ai.

Për ndarjen e historive dhe përvojat e tyre në raportin që u lansua sot, kryeministri Kurti shprehu një falënderim të përzemërt për të mbijetuarat e të mbijetuarit, duke thënë se u jemi thellësisht mirënjohës për qëndresën dhe guximin e tyre përgjatë këtyre 25 vjetëve nga përfundimi i luftës.

Ai tha se Republika e Kosovës qëndron në krah të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, e përkushtuar për mbështetje institucionale, për adresimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Në përpjekjet tona për të adresuar plagët e së kaluarës dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë për të gjithë qytetarët tanë, bashkë po hedhim hapa përpara. Për herë të parë pas përfundimit të luftës, Republika e Kosovës ka Strategji për Drejtësi Tranzicionale’’, theksoi kryeministri.

Në vazhdim të fjalës së tij, ai tha se “jemi të përkushtuar për ta trajtuar me profesionalizëm, integritet e ndjeshmëri procesin e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës, duke bërë të ditur se tashmë kemi funksonalizuar Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, që ka qasje me ndjeshmëri gjinore në metodologjinë e dokumentimit e të hulumtimi”t.

“Duke ua njohur dhimbjen dhe vuajtjet e pamatshme grave dhe vajzave, djemve dhe burrave, të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës, 14 prillin e kemi shpallur Ditë memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha më tej ai.

Në përmbyllje të adresimit të tij në këtë konferencë, kryeministri falënderoi organizatat, “Medica Gjakovës” dhe “Medica Mondiale” për rekomandimet e përmbledhura në këtë raport studimor aq të rëndësishëm për ndikimet afatgjata të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Jemi bashkë në qëllimin dhe përkushtimin tonë për një shoqëri ku të gjitha të mbijetuarat e të mbijetuarit të mund të gjejnë drejtësi, shërim dhe paqe”, shtoi si. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori