Lajmi në plotësim - Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka filluar konferencën për media në lidhje me zhvillimet e fundit.

---------------------------------------------------------------------------------------


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot pritet të mbajë një konferencë për media.

Sipas një njoftimi nga zyra për media e Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se konferenca pritet të fillojë nga ora 16:00.




“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mban konferencë për media në orën 16:00”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sot pas shpalljes së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani u mbajt një takim konsultativ për zgjedhjet e reja me liderët e partive politike.

Në atë takim nuk ishte i pranishëm kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i cili në të njëjtën ndërtesë po merrte pjesë në ekspozitën me rastin e shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Ndërkaq, ai u pyet nga mediat për dekretin e presidentes, ndërsa u përgjigj se do të ketë një adresim sot pasdite. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com