LAJMI I FUNDIT:

Kurti-Soros, prezantohet projekti i ri i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Kosovë

Kurti-Soros, prezantohet projekti i ri i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit  e Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), zëvendëskryetarin Alexander Soros, gjatë të cilit takim u prezantua projekti më i ri i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Kosovë.

Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se në takim morën pjesë edhe drejtorja ekzekutive të OSF-së për Evropë dhe Euroazi, Daniela Schëarzer, drejtori ekzekutiv të OSF-së në Kosovë, Luan Shllaku dhe drejtori ekzekutiv të OSF-së në Shqipëri, Andi Dobrushi.


Kurti gjatë takimit foli për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe procesin e mirë të vaksinimit të popullatës, për të cilin Kosova tashmë po prinë në rajon, si edhe për rritjen ekonomike që Banka Qendrore e Kosovës e parasheh të arrijë 9,9%.

Në këtë drejtim u theksua kontributi i mërgatës në rritjen ekonomike dhe rëndësia e përfshirjes së saj në zhvillimin e mëtejshëm të vendit nëpërmjet Fondit të Ekselencës.

U bisedua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe synimin e përbashkët të rajonit për integrim në Bashkimin Evropian.

“Në takim u prezantua projekti më i ri i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Kosovë, një bashkëpunim ky me kolegjin „Riinvest“, që ka për qëllim promovimin e agjendës së gjelbër nëpërmjet një qendreje e cila ofron edukim për administratë, për sektorin privat dhe shoqërinë civile, si edhe ligjërata dhe bashkëbisedime mbi temat më të rëndësishme për avokimin e politikave të gjelbërta”, thuhet në komunikatë.

Theks të veçantë pati nxitja e qeverisjes edhe më të mirë dhe kryeministri Kurti potencoi rëndësinë e e-qeverisjes dhe të dhënave të hapura.

“Përfaqësuesit e OSF-së u shprehën shumë optimistë me programet që do t‘i implementojnë, nëpërmjet të cilave Qeveria e Kosovës do ta ketë potencialin që në dy vitet e ardhshme të jetë qeveria më transparente dhe më e hapur në rajon”, thuhet tutje në komunikatën për medie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori