LAJMI I FUNDIT:

Kurti përshëndet dorëheqjen e Shpend Maxhunit, thotë se në krye të AKI-së duhet të jetë një person i ndershëm

Kurti përshëndet dorëheqjen e Shpend Maxhunit, thotë se në krye të AKI-së duhet të jetë një person i ndershëm

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përshëndetur dorëheqjen e Shpend Maxhunit nga pozita e tij si shef i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

Kurti para mediave ka thënë se duhet të sqarohet pse ka dhënë dorëheqje Maxhuni, transmeton Telegrafi.


“Duhet të sqarohet pse saktësisht ka dhënë dorëheqje, a ka të bëjë kjo tërësisht me ndryshimin e madh politik më 6 tetor. Por unë besoj së në krye të AKI-së duhet të jetë një person shumë patriotë, shumë profesionistë, shumë i ndershëm dhe rrjedhimisht nuk kam se si të mos e përshëndes dorëheqjen e zotëri Maxhunit. Por tash aty duhet të jetë dikush i cili u përgjigjet këtyre karakteristikave të cilat i përmenda në njërën anë dhe sfidave të kohës të cilat do t’i kalojmë me sukses”, ka thënë Kurti.

Jep dorëheqje drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni
Lexo po ashtu Jep dorëheqje drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni

Kurse sa i përket kërkesës së Maxhunit drejtuar policisë së Kosovës që ai të të kthehet në ndonjë pozitë brenda këtij institucioni, Kurti tha së nuk e ka parë kërkesën e tij.

Gjithashtu, i pari i LVV-së, tha se do të ndodhin  ndryshimet dhe se ndryshimet do t’i bëjë ai. /Telegrafi/