LAJMI I FUNDIT:

Kurti përkujton njëvjetorin e tërmetit në Shqipëri

Kurti përkujton njëvjetorin e tërmetit në Shqipëri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka përkujtuar tërmetin në Shqipëri që ndodhi më 26 nëntor.

Kurti në njëvjetorin e ngjarjes tragjike ku mbetën të vdekur shumë persona dhe u plagosën qindra të tjerë tha se dhimbja i bëri bashkë Kosovën dhe Shqipërinë.

“E kujtojmë sot tërmetin e 26 nëntorit 2019, që preku qindra mijëra njerëz në Shqipëri. Tronditjen e tokës e ndjemë në gjithë qytetet e Kosovës. Por më e fortë ishte tronditja prej dhimbjes së familjeve që humbën më të dashurit e tyre, me të cilët ndau pikëllimin e gjithë Kosova dhe kombi shqiptar. Dhimbja na bëri bashkë”.

Shkrimi i plotë:

E kujtojmë sot tërmetin e 26 nëntorit 2019, që preku qindra mijëra njerëz në Shqipëri. Tronditjen e tokës e ndjemë në gjithë qytetet e Kosovës. Por më e fortë ishte tronditja prej dhimbjes së familjeve që humbën më të dashurit e tyre, me të cilët ndau pikëllimin e gjithë Kosova dhe kombi shqiptar. Dhimbja na bëri bashkë. Qytetarët e Kosovës, ashtu si gjithë shqiptarët kudo që janë, u erdhën në ndihmë motrave e vëllezërve të dëmtuar nga tërmeti, me gjithë çka patën mundësi. Ushtria e Kosovës u nis menjëherë në mbështetje të operacioneve të kërkim shpëtimit.

Edhe deputeti ynë, Liburn Aliu, i cili ka përvojë në misione të tilla, u gjend në Thumanë, duke ndihmuar edhe personalisht për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat, e historia që më ka treguar ka lënë mbresa të pashlyeshme. Aktivistët e Lëvizjes me ndihmën e shumë qytetarëve mblodhën mbi 300 ton ndihma, që i dorëzuan në Rezervat e Shtetit, në Shqipëri. U hapën shtëpitë në Kosovë e u ngritën kampe që prisnin të pastrehët, për ta lehtësuar sado pak dhimbjen e vuajtjen. Edhe sot e kësaj dite në Kosovë ka ende familje nga Shqipëria, mbetur pa strehë atje e të strehuara këtu.

Sot jemi sërish bashkë në përkujtimin e viktimave dhe gjithë pasojave të tërmetit. E dimë që ende mijëra njerëz vazhdojnë të jetojnë në çadra, ashtu siç e dimë se Shqipërisë nuk i kanë ardhur fondet e premtuara nga ndërkombëtarët në konferencën e donatorëve për rindërtimin.

Në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dëshiroj t’i shpreh institucioneve në Republikën e Shqipërisë gatishmërinë tonë maksimale për të ndihmuar në këtë kohë kaq të vështirë. Sfidat i përballojmë më mirë, vështirësitë i kalojmë më lehtë kur jemi të bashkuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori