LAJMI I FUNDIT:

Kurti përkujton masakrën në Likoshan dhe Qirez: 26 vjet më vonë, as urdhërdhënësit e as ekzekutorët nuk janë dënuar

Kurti përkujton masakrën në Likoshan dhe Qirez: 26 vjet më vonë, as urdhërdhënësit e as ekzekutorët nuk janë dënuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar masakrën e parë ndaj civilëve shqiptarë nga forcat serbe më 28 shkurt 1998 në fshatrat Likoshan dhe Qirez, në luftën e fundit.

Kurti ka thënë se përpara se të hynin brenda forcat policore, fshatrat Likoshan dhe Qirez u sulmuan nga forcat e armatosura të Serbisë me helikopterë dhe makina ushtarake.


“Sulmi i forcave speciale serbe, me artileri të rëndë, vazhdoi për 28 orë. U masakruan 20 civilë të paarmatosur shqiptarë: Beqir Sejdiu (26), Nazmi Sejdiu (24), Bedri Sejdiu (24), Bekim Sejdiu (23), Ilir Nebihu (30), Rukie Nebihu (27 vjeç, në muajin e shtatë të shtatzënisë), Xhemshir Nebihu (33), Ibish Rama (38), Behram Fazliu (50), Ismail Behrami (30), Gani Ahmeti (46), Ahmet Ahmeti (50), Hamzë Ahmeti (44), Hilmi Ahmeti (44), Driton Ahmeti (23), Naim Ahmeti (22), Lumni Ahmeti (19), Shemsi Ahmeti (18), Basri Ahmeti (18) dhe Elhami Ahmeti (16)”.

“Atë ditë, Rexhep Rexhepi (63), Beqir Rexhepi (30), Muhamet Gjeli (70) dhe Naser Gjeli (38) ranë dëshmorë në luftimet ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe në Drenicë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryeministri më tej ka thënë se 26 vjet më vonë, as urdhërdhënësit e as ekzekutorët e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit nuk janë dënuar.

“Drejtësia për të gjitha viktimat e gjenocidit të Serbisë në Kosovë është obligim i yni. Kujtimi ynë për ta është i përjetshëm. Flijimi i tyre është i monumentalizuar si sakrificë në themelet e Republikës së Kosovës, shtetit tonë që duhet dhe që po përpiqemi ta bëjmë çdo ditë e më të fortë. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Likoshanit e Qirezit!”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori