LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Për herë të parë në Kosovë është hartuar një dokument orientues afatgjatë për qeverinë karshi rinisë

Kurti: Për herë të parë në Kosovë është hartuar një dokument orientues afatgjatë për qeverinë karshi rinisë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka prezantuar Strategjinë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Bizneseve 2030.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se ekonomia kosovare po shënon rritje të vazhdueshme si rezultat i hartimit dhe zbatimit të politikave dhe krijimit të legjislacionit të favorshëm për bizneset.


Tutje siç thuhet në njoftim, Kurti u shpreh se roli i shtetit është ta përcjellë talentin dhe potencialin me mbështetje direkte, siç është edhe Strategjia Shtetërore për Rininë.

“Me Strategjinë Shtetërore për Rininë, kemi hartuar dokumentin kryesor orientues afatgjatë për qeverinë karshi rinisë, ku secila ministri e institucion ka përcaktuar rolin e vet. Përveç se është strategji që na orienton drejt zhvillimit, është edhe një mjet reforme për politikëbërje ndërsektoriale për rininë, për herë të parë në vendin tonë”, u shpreh kryeministri.

Pavarësisht vështirësive dhe defekteve në sistemin arsimor, kryeministri tha se janë duke punuar në reforma, siç është arsimi dhe aftësimi profesional.

“Pesë mijë bursave tjera për studime brenda dhe jashtë vendit, si dhe bursave për vajzat në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe të matematikës”.

Tutje, kryeministri përmendi se në fillim të vitit 2021 ishin 28,293 të rinj të punësuar, kurse në fund të korrikut sivjet 2023, numri i të punësuarve ishte 60,884.

“Arritje kjo mundësuar edhe përmes platformës së punësimit SuperPuna, programit ‘Kosova Generation Unlimited’, dhe programit ‘Komunat për të rinjtë’ ”.

Ndërkaq Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren dhe Parkun e Teknologjisë Digjitale në Bernicë i cilësoi hapësira të veçanta për kreativitet dhe inovacion.

“Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare EYCA, do të sjellë benefite brenda dhe jashtë Kosovës për të gjithë të rinjtë tanë, pa dallim, nën moshën 30 vjeçare”, tha kryeministri.

Ai shtoi se me liberalizimin e vizave, dhe përparimin në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Kosova është në prag të mobilitetit të shtuar dhe lidhjes më të afërt me Evropën.

“E nëpërmjet programeve në shkolla publike, po bëjmë shtrirjen e artit, sportit dhe vullnetarizmit për gjeneratat e reja në komunën e Prishtinës, Gjilanit, Skënderajt, Pejës, Mitrovicës, Prizrenit, Ferizajt dhe Kamenicës.

“Unë jam i bindur se nuk ka asgjë më të rëndësishme që mund të bëjmë si Qeveri se sa të përgatisim gjeneratën e ardhshme për zhvillim e për udhëheqje të vendit tonë”, përfundoi kryeministri duke u bërë thirrje të rinjve të kujdesen e të punojnë bashkë, për t’i ndihmuar vetës, njëri-tjetrit dhe shtetit. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori