LAJMI I FUNDIT:

Kurti pas vendimit të Kushtetueses: Ligji për zëvendësimin e deputetëve nuk është i vetmi diskriminues

Kurti pas vendimit të Kushtetueses: Ligji për zëvendësimin e deputetëve nuk është i vetmi diskriminues

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti për të cilën Gjykata Kushtetuese sot njoftoi se ishte diskriminuar gjatë zëvendësimit të deputetëve në vitin 2019, ka reaguar duke thënë se ky ligj nuk është i vetmi diskriminues në Kosovës.

Kurti u shpreh se mandati i është mohuar në baza gjinie dhe për këtë tha se kjo luftë nuk ka qenë e lehtë e as nuk përfundon këtu.


“Pas një viti prej kërkesës, Gjykata Kushtetuese paska vendosur në favor timin për mandatin e deputetes për zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Mandati më është mohuar në baza gjinie. Njëjtë edhe Drita Millakut. Sipas vendimit, Kushtetuta është shkelur në 4 nene dhe konventat ndërkombëtare gjithashtu”, thekson ajo.

Ajo u shpreh se duhet të vendoset parim dhe të punohet në shumë drejtime.

“Kjo luftë nuk ka qenë e lehtë dhe as nuk përfundon këtu. Një mandat nuk është asgjë në krahasim me parimin që duhet të vendosim. Koha nuk ecën prapa, mandati i mohuar institucionalisht nuk kthehet por ne duhet të përparojmë me kohën. Neni 28 tek Ligji për Zgjedhjet për Zëvendësimin e deputetëve nuk është i vetmi diskriminues. Duhet të punojmë në shumë drejtime”, shkruan Kurti.

Gjykata Kushtetuese: Pati diskriminim gjinor në rastin e Tinka Kurtit e Drita Millakut në zgjedhjet e kaluara
Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese: Pati diskriminim gjinor në rastin e Tinka Kurtit e Drita Millakut në zgjedhjet e kaluara

Ajo falnëderoi për këshillat profesionale e mbështetjen morale të gjithë ata që u bashkuan publikisht ose jopublikisht në këtë betejë të sajën.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim në lidhje me ankesën e dy ish-deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti e Drita Millaku, për të cilat në zgjedhjet e kaluara sipas vendimit të GJK-së, kishte pasur diskriminim gjinor në momentin kur ato nuk ishin lejuar të bëheshin deputete për të zëvendësuar deputetët që ishin bërë ministra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori