LAJMI I FUNDIT:

Kurti pas takimit me bordin e përkohshëm të Trepçës: Trepça ka vëmendjen e plotë të Qeverisë​

Kurti pas takimit me bordin e përkohshëm të Trepçës: Trepça ka vëmendjen e plotë të Qeverisë​

Në një takim të përbashkët, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, pritën kryesuesin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Trepçës, Sylejman Hyseni, u.d. kryeshefin Ekzekutiv të Trepçës, Hysen Vrajolli dhe ish drejtorin e Trepcës, Nazmi Mikullovcin.

Në takim, përfaqësuesit e ndërmarrjes publike “Trepça” diskutuan mbi potencialin e Trepçës dhe planet për maksimizimin e këtij potenciali. Kapacitetet e saj janë shtetndërtues, por për realizimin e tyre duhet të hartohen plane dhe të ketë planifikim.

Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për medie nga Qeveria e Kosovës.

“Trepça ka vëmendjen e plotë të Qeverisë dhe Kryeministrit në detyrë. Derisa po ballafaqohemi me pandeminë e cila përpos shëndetit publik po na e cenon edhe shëndetin ekonomik, për Trepçën jemi duke u kujdesur përmes masës së katërt të Pakos Fiskale Emergjente kurse ajo do të ketë vëmendje edhe më të shtuar në pakon e dytë fiskale të rimëkëmbjes ekonomike”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/