LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nuk i pranojmë presionet e BE-së, marrëveshja e demarkacionit ka vdekur (Video)

Kurti: Nuk i pranojmë presionet e BE-së, marrëveshja e demarkacionit ka vdekur (Video)

Deputeti i VV-së, Albin Kurti, thotë se partia e tij nuk i pranon presionet e fundit të Brukselit për të pranuar miratimin nga Kuvendi i Kosovës të marrëveshjes për vijën kufitare me Malin e Zi.

“BE ka dy kërkesa për Kosovën për liberalizimin e vizave. E para është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. E dyta, nënshkrimi i vijës së demarkacionit me Malin e Zi. E dyta nuk është e drejtë, sepse Malit të Zi iu liberalizuan vizat dhe nuk iu vu kusht vija e demarkacionit me Kosovën”, deklaron Kurti.

I pyetur se a do të ketë gaz në Parlamentin e Kosovës, apo do ndryshon qëndrim, ai tha: “Kjo nuk varet nga ne, por nga Qeveria. Ne urojmë që të mos na sjellin një marrëveshje të tillë që gjymton territorin dhe në të njëjtën kohë Kosova humbet kurrizin e vargmalit, burimet ujore, por dhe bukuritë natyrore. Ajo marrëveshje ka vdekur dhe ne nuk lejojmë ringjalljen e saj”! /Top Channel/


Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori