LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur”, nëse nuk janë të përfshira gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor

Kurti: Nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur”, nëse nuk janë të përfshira gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur”, nëse nuk janë të përfshira gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. 

Këto komente Kurti i bëri sot, ku së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë në lansimin e shërbimeve të reja elektronike në portalin e-Kosova, që përfshijnë certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës.


Kurti tutje tha se gatishmëria dhe interesimi për bashkëpunim rajonal shprehet në “Mbështetjen e Kosovës për Procesin e Berlinit”.

“Në këtë bashkëpunim ne duam të kemi barazi të palëve që e gjejmë në Procesin e Berlinit. Nuk besojmë në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit. Ka shtete që nuk e kanë dënuar dhe nuk kanë dhënë sanksione ndaj Rusisë, për luftën në Ukrainë. Kemi shtete si puna e fqinjit tonë veriore që është nga ana ruse. Për të pasur ‘Ballkan të Hapur’ Serbia duhet të hapet ndaj Kosovës. Ju e dini që Serbia nuk e njeh pasaportën e Kosovës dhe as kartën e identitetit. Për të pasur ‘Ballkan të  Hapur’ le të hapet Serbia për Kosovën dhe le të mbyllet për Federatën Ruse. …Bashkimi Evropian është fati ynë dhe Evropa është kontinenti ynë”, u shpreh ai.

I pyetur për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se mund t’i japin Kosovës energji elektrike, në këmbim për thëngjill, Kurti tha: “Presidenti i Serbisë bën mirë që të orientohet në introspeksionin e shoqërisë dhe shtetit atje dhe të heq dorë nga mohimi i masakrës së Reçakut. Përveç se nuk po e pranojnë Kosovën e pavarur po i mohojnë dhe krimet e Millosheviqit…”.

Kurti po ashtu përmendi dy lajme të mira: “Këtë javë kishim një lajm të mirë, dështimin e mikpritjes në Beograd të ministrit të Jashtëm të Rusisë, Lavrov dhe kjo u bë duke ju falënderuar tre anëtarëve të NATO-s:  Bullgarisë, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi. E kemi dhe një lajm të mirë se nesër do të na vijë për vizitë kancelari gjerman Scholz, për një lloj freskimi për procesin e Berlinit. Do t’i bëjmë një pritje të lartë shtetërore kancelarit Scholz”.

Ai gjithashtu u pyet për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, ku tha se kanë marrëdhënie të shkëlqyera.

“Ndërkaq me Shqipërinë kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe pas dy javëve kemi një mbledhje të përbashkët të dy qeverive”.

Kurti po ashtu foli dhe për një propozim “Kemi dhënë propozimin tonë që Ballkani Perëndimor të jetë bashkë në një iniciativë të llojit CEFTA, sipas modelit EFTA”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori