LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nuk ka propozime që pranohen e që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së, tashmë në restorante në veri menynë e keni në euro dhe në dinarë

Kurti: Nuk ka propozime që pranohen e që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së, tashmë në restorante në veri menynë e keni në euro dhe në dinarë

Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët serbë, ne do t’i adresojmë me shpejtësi, thotë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se nga takimi i sotëm në Bruksel pret gjëra konkrete. Kurse, thekson se ka pasur vazhdimisht opsione të ndryshme për çështjen e dinarit.


Kryeministri nuk deshi të flasë për propozimet e mundshme të zgjidhjes së çështjes, pasi, sipas tij, dëmtohet pozicioni negociator i Kosovës nëse ato shpalosen para kohe.

Ai, megjithatë, tha se ky është një proces që po vazhdon, “por nuk ka propozime që pranohen nga ana jonë që janë në kundërshtim me rregulloren e re të BQK-së”.

“Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, si kryenegociator i Republikës së Kosovës ndodhet në Bruksel dhe atje po i zhvillon bisedimet, me ç’rast nuk e di nëse do të ketë takim trelateral apo vetëm dy takime bilaterale me ndërmjetësin evropian dhe emisarin e posaçëm [të BE-së, Mirosllav] Lajçak. Besoj se ai duhet të na njoftojë se për çfarë temash është diskutuar saktësisht dhe çfarë konkluzionesh do të mund të jenë arritur.

Por, më duhet të them se kjo nuk është çështje e dinarit, është çështje e Bankës Qendrore të Kosovës, institucion i pavarur i Republikës sonë. Pra, nuk është në pyetje a të ketë dinar ose jo, por a duhet të jetë BQK-ja institucion i pavarur ose jo. Unë besoj që duhet të jetë dhe ky është obligim yni kushtetues e ligjor. Dinari nuk është ndaluar në Kosovë, por Kushtetuta në nenin e saj të 11-të thotë që mund të ketë vetëm një valutë si mjet pagese dhe kjo duhet të jetë euro.

Ndërkohë, të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët serbë, ne do t’i adresojmë me shpejtësi. Sërish, Banka Qendrore e Kosovës e cila prin në këtë proces – meqenëse rregullorja e saj e re e datës 27 dhjetor është vendim i pavarur i Bankës Qendrore – ajo i adreson me ta dhjetë hapat të cilët i ka paraparë në një plan me fazë transitore tremujore.

Tash, do të bëhen tre muaj më 27 mars dhe unë besoj që të gjithë ata që kanë parashikuar apokalipsin më 1 shkurt, nuk ndodhi as më 1 shkurt, as më 1 mars, e nuk do të ndodhë as më 1 prill”, tha ai.

Ndërkaq, i pyetur nëse do të ketë diçka konkrete sot, Kurti tha “Unë gjithmonë pres që do të ketë diçka konkrete”.

Kurti po ashtu ka përmendur edhe çështjen e dërgimit të parave për shqiptarët e Luginës, e të cilat pastaj nga euro iu kthehen në dinarë.

“Ju e dini që ne kemi ndarë një buxhet për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Ne e dërgojmë atje ndihmën financiare në euro, ndërkaq në banka atje merret në dinarë. Ngjashëm do të mund të ishte edhe këtu. Pra, ajo dërgesa që vjen në dinarë, do të mund të merrej në euro”, tha ai.

E do të ndodhë kështu edhe në Kosovë, ai tha “Po, kështu do të ndodhë dhe kështu tashmë po ndodh sepse kemi diku mbi 33.000 xhirollogari të serbëve të Kosovës ku ata i marrin eurot e buxhetit të Republikës si ndihmë sociale, si pension, shtesa për fëmijë në xhirollogaritë e nënës e kështu me radhë. Dhe, nuk kemi asnjë serb deri më sot që ka thënë ‘unë e refuzoj euron’. Nuk ka. Gjithashtu, dinari nuk ka asnjë martir. Pra, asnjë serb nuk thotë ‘o dinar, o asgjë’”.

Kurti është pyetur edhe për atë se çfarë propozimesh ka pasur nga [i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel] Escobar?

“Ata japin vazhdimisht propozime. Unë nuk është e thënë që propozimet e tyre t’i shpalos publikisht duke bërë zëdhënësin e ambasadave. Nuk e bëj dot këtë punë. Unë po tregoj që ne i kemi ofruar një letër Bankës Popullore të Serbisë nga ana e guvernatorit, që në këtë rast na përfaqëson të gjithëve si qytetarë të Republikës, juve si gazetarë, mua si kryeministër dhe ne presim përgjigje nga ana tjetër”.

Ndërkaq, pas periudhës transitore, që janë diku edhe katër-pesë javë, çfarë do të ndodhë dhe a do të munden serbët ta përdorin dinarin në Kosovë, Kurti tha “Do të mund të kesh kursime në dinarë, askush nuk të ndalon. Mund të marrësh pagesa nga Serbia si ndihmë financiare në dinarë.

Por, mjet pagese në Kosovë është euroja. Besoj tash e keni parë, në veri të Kosovës, në restorante, në meny e keni edhe në euro, edhe në dinarë. Dikur ka qenë vetëm në dinarë.

Unë besoj që ngadalë, por sigurt, po shkojmë drejt euros si valutë, që është i vetmi mjet pagese. Dhe, le të mos harrojmë [që] unë nuk po iu them serbëve që si mjet pagese ta përdorin lekun e Shqipërisë dhe as nuk po u them [ta përdorin] valutën e re “dardanë” të Republikës së Kosovës, por euron.

Andaj, edhe ne kemi propozuar, por nuk është pranuar, që takimi ndërmjet guvernatorit Ismajli dhe homologes së tij nga Serbia të zhvillohet në Frankfurt, te Christine Lagarde [presidentja e Bankës Qendrore Evropiane], ku është Banka Qendrore Evropiane. Euro, Evropa… Këtë po themi ne”.

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori