LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Tiranë, takohet me Ramën në vilën qeveritare

Kurti në Tiranë, takohet me Ramën në vilën qeveritare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të martë ka udhëtuar për në Tiranë, ku është takuar me homologun e tij shqiptar, Edi Ramën.

Pamjet nga takimi janë publikuar nga mediat në Shqipëri, ndërsa nuk dihen ende detajet e takimit.


A2 CNN shkruan se takimi nuk kishte asnjë arsye të jashtëzakonshme.

“S’ka asgjë të veçantë, drekë normale mes dy kryeministrave, si shumë të tjera të kësaj natyre”, kanë thënë për këtë medium burimet pranë kreut të qeverisë.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me Qeverinë e Kosovës, por nuk ka arritur të marrë përgjigje.

Ndryshe, kryeministri Kurti u largua në mes të konferencës për media pas takimit me Këshillin Grevist, duke u thënë gazetarëve se i duhet të shkojë në një takim urgjent.

Videon mund ta shihni KËTU. /Telegrafi/