LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Parandalimi dhe luftimi i dhunës ndaj grave është prioritet qeveritar

Kurti: Parandalimi dhe luftimi i dhunës ndaj grave është prioritet qeveritar

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se prioritet i qeverisë është parandalimi dhe luftimi i dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore.

Kurti këtë deklaratë e bëri sot në tryezën e organizuar në shënim të 10-vjetorit të Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, e njohur si Konventa e Stambollit.


Sipas një njoftimi për media thuhet se qeveria do të angazhohet maksimalisht për të zbatuar në përpikëri hapat e masat që kërkohen prej saj dhe se do të marrë përsipër obligimet që parasheh Konventa.

“Gama e shtypjes që bie mbi gratë peshon shumë, e merr ngjyrime të ndryshme në varësi edhe të identiteteve të tjera, përveç atyre gjinore. Dhe, një lloj dhune, cilido lloj dhune, që nuk problematizohet në fillim, rritet e zgjerohet me kohën, duke e vështirësuar zgjidhjen dhe drejtësinë. Por, detyra jonë si shoqëri e veçanërisht për ne si Qeveri është që të ndërhyjmë aty ku ka më së shumti nevojë”, ka thënë Kurti.

Në tryezën e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit dhe Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë morën pjesë edhe: Presidentja Vjosa Osmani, Frank Power, Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Joern Rohde, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Edi Gusia, udhëheqëse e Agjencisë për Barazi Gjinore, në Zyrën e Kryeministrit.

Ndërkaq, e hapur për nënshkrim në maj 2011, Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit) është traktati më i avancuar ndërkombëtar për të trajtuar këtë shkelje serioze të të drejtave të njeriut. Kjo konventë është përfshirë vitin e kaluar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori