Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mori pjesë në Samitin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, në Brdo të Sllovenisë.
Në fjalën e tij në sesionin plenar, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës ka një qeveri demokratike dhe stabilitet institucional.
Duke theksuar se kanë kaluar mbi tre vjet që kur Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë, kryeministri u bëri thirrje udhëheqësve skeptikë në BE që të pranojnë përparimin në Kosovë dhe të heqin regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Samitin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo të Sllovenisë:
“Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Të nderuar shkëlqesi,
Republika e Kosovës ka një qeveri demokratike dhe ka stabilitet institucional.
Si qeveri e re, me afër 200 ditë në detyrë, na është dashur të merremi me dy sfida kryesore: menaxhimin e pandemisë dhe ndihmën për ekonominë që të tejkalohet situata e vështirë me sa më pak dëme.
Qarkullimi i bizneseve është për 36% më i lartë krahasuar me vitin 2020 dhe për 21% më i lartë në krahasim me vitin 2019. Në fund të muajit gusht shënuam rritje prej 31 mijë vende të reja pune krahasuar me nivelin e para pandemisë. Të ardhurat e qeverisë janë më të larta për 35% në krahasim me vitin e kaluar dhe kjo ka ndodhur pa ndryshuar asnjë politikë të vetme tatimore.
Ne kemi lansuar Pakon e Ringjalljes Ekonomike në përmasa të 6% të bruto produktit tonë vendor që synon t’i ndihmojë bizneset dhe ekonominë në krijimin e vendeve të reja të punës, të ndihmojë familjet më të prekura nga pandemia, të forcojë institucionet dhe shërbimet tona publike dhe të investojë në infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme.
Plani Ekonomik dhe i Investimeve mund të ndihmojë rajonin tonë në gjenerimin e rritjes së qëndrueshme dhe të arrijë disa nga qëllimet tona strategjike. Për vendin tonë sigurimi i ujit dhe i energjisë janë elemente kyçe. Po ashtu ka nevojë edhe për investime që do të integronin rajonin nëpërmjet infrastrukturës, qoftë asaj fizike, por edhe asaj digjitale.
Unë personalisht i kam dorëzuar një raport zonjës Presidente Ursula von der Leyen, me nevojat për investime kur ajo ishte për vizitë në Kosovë, dhe ne presim në të ardhmen të angazhohemi me BE-në, por edhe me BEI-n, BERZH-in dhe Bankën Botërore për t’i shqyrtuar mundësitë që t’i avancojmë përpara ato projekte.
Kanë kaluar më shumë se tri vite që kur Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë. U bëj thirrje udhëheqësve skeptikë në BE të vlerësojnë progresin në Kosovë dhe të heqin regjimin e vizave për qytetarët tanë.
Nuk duhet të ketë fonde të BE-së për 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor pa vlera të BE-së. BE-ja në Ballkanin Perëndimor duhet të kultivohet nga brenda, dhe jo të imponohet. Ne duhet të përqafojmë vlerat e BE-së në vendet tona, por, për këtë qëllim, ne kemi nevojë edhe për ndihmë nga jashtë.
Ne mirëpresim deklaratën e sotme të përbashkët, por kemi shprehur disa rezerva.
1. Ne besojmë se kur i referohemi Ballkanit Perëndimor kemi nevojë dhe duhet të themi Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, pasi janë gjashtë shtete.
2. Ne besojmë se duhet të përmendet “ballafaqimi me të kaluarën” pasi është pjesë e nevojshme e përpjekjeve për pajtim.
3. Ne gjithashtu besojmë se ky Samit duhet të dënojë angazhimin e ushtrisë serbe në kufirin e Kosovës: Avionët luftarakë MiG-29 fluturuan përgjatë kufirit, ndërsa ambasadori i Rusisë në Beograd shkoi në pikën kufitare për të inspektuar grumbullimin e trupave serbe atje.
Më 15 qershor gjatë takimit tonë në Bruksel, i kam propozuar Presidentit të Serbisë që të nënshkruajmë Deklaratën e Paqes për jo-agresion, por ai refuzoi të bëj një gjë të tillë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje “xhentëllmenësh”, por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
“Dino” mysafiri i aeroportit të Shkupit, qeni anti-stres për të gjithë udhëtarët
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj