Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se në rast të fitores, do të qeverisin me laps dhe gomë pasi kundërshtarët, sipas tij, kanë qeverisur me lëpirëse.
Në tubimin e mbajtur sot në sheshin e Podujevës, Kurti deklaroi se janë në qytetin e dijes, sportit dhe kulturës.
“Vetëvendosje do të qeverisë me laps dhe me gomë, ndërsa këto e qeverisjet e pasluftës nuk kanë qeverisur me gomë as me laps, ata kanë qeverisur me lëpirëse”.
“Pasha zotin dojmë të fitojmë. Dita që dikur dukej e pamundshme sot është e arritshme. Dita që dikur dukej shumë larg sot është shumë afër. Mirë se ju gjetëm në qytetin e bukur të Besianë, në qytetin e dijës, kulturës dhe sportit”.
“Në qytetin e bacës Adem, Afrimit, Zahirit dhe Ilirit. Në Llapin e Mon Balajt dhe Ylfete Humollit. VV-ja e mban emrin e ‘Vetëvendosjes’ që ishte parulla kryesore në demonstratat e vitit 1968 të cilat e sollën Universitetin e Prishtinës në ballë e që ishte bashkë me Xheladin Rekaliun dhe Ilaç Pirevën”, ka thënë Kurti, njofton Klan Kosova.
Kurti më tej shtoi se duhet të jepet përgjigje se pse qytetarët janë në gjendje të keqe.
“Rivalët janë të frikësuar për këto zgjedhje, ne kurrë nuk do të mundemi të luftojmë korrupsionin me ata që frikësohen dhe që luten, vetëm VV-ja është garanc për ndryshim vetëm fitorja e VV-së do të dërgojë PDK-në në opozitë”.
“Këta që po i mbushin autobusët për të mbushur sallat, kanë harruar të mbushin barkun e fukarasë. Mbi 18 për qind e popullsisë janë të varfër gati më shpesh se i gjashti qytetarë, 30 për qind e popullsisë janë të papunë dhe afër 350 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova që nga shpallja e pavarësisë. Le të tregojnë pse i kanë sjellë në këtë gjendje qytetarët gjatë këtyre viteve”.
“Tash kur e keni ndryshimin afër është gjynah i pafalshëm të lëmë të na ik nga duart kjo mundësi. Erdhi dita e shumë pritur kjo ditë është 6 tetori, emri është lëvizje dhe rezultati asgjë më pak se fitore”, ka thënë Kurti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes
Kryeministri sllovak: Ka mundësi që lufta në Ukrainë të përfundojë shumë shpejt - do të mësojmë më shumë prej Zelenskyt
Zidane nuk hezitoi kur përmendi lojtarin që do t'i kalojë të gjithë në futboll
“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane
Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow
"Kam kaluar katër vjet pa gjetur ekip" - Luca Toni e vë në siklet Pep Guardiolan për "sulmuesin fals"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes
Kryeministri sllovak: Ka mundësi që lufta në Ukrainë të përfundojë shumë shpejt - do të mësojmë më shumë prej Zelenskyt
Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow
“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane
"Kam kaluar katër vjet pa gjetur ekip" - Luca Toni e vë në siklet Pep Guardiolan për "sulmuesin fals"
Zidane nuk hezitoi kur përmendi lojtarin që do t'i kalojë të gjithë në futboll