LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Greqi takon liderin e partisë SYRIZA, bisedojnë për bashkëpunimin rajonal

Kurti në Greqi takon liderin e partisë SYRIZA, bisedojnë për bashkëpunimin rajonal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të premte ka takuar liderin e partisë SYRIZA, Alexis Tsipras në Athinë, ku diskutuan për situatën pandemike dhe reformat e Qeverisë së Kosovës.

Në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit thuhet se gjatë takimit, Kurti foli edhe për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.


U vlerësuan marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë si dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët. /Telegrafi/