Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një takim me regjistrues dhe mbikëqyrës, të cilët janë në proces të regjistrimit të popullsisë, takimi ky që u mbajt në qytetin e Gjilanit.
Duke shprehur kënaqësinë që ndodhet në mesin e tyre, në një kohë kur po e zhvillojmë një proces tejet të rëndësishëm në vendin tonë, Kurti tha se për të ardhmen e shtetit shumë do të varet nga puna e këtyre javëve të mbetura në procesin e regjistrimit, që nisi me 5 prill.
“Do të prodhohen të dhëna të shumta që do t’iu ndihmojnë, jo vetëm vendimmarrësve, por edhe shfrytëzuesve të tjerë sikurse Qeveria e shoqëria civile, pastaj bizneset, donatorët e investitorët, që të hartojnë politika, të zhvillojnë strategji, programe e produkte dhe të ofrojnë shërbime, që t’i plotësojnë nevojat e qytetarëve e i respektojnë të drejtat e tyre”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se ndarjet buxhetore që do të bëhen, do të bazohen gjithashtu në regjistrimin e popullsisë.
Teksa theksoi aspektet me rëndësi madhore të këtij procesi, ai veçoi dhe efektet pozitive që i ka, si parashikimet dhe planifikimet që do të bazohen në regjistrimin e popullsisë të cilat do të shërbejnë për një shpërndarje sa më të drejtë e të barabartë.
Kryeministri shprehu përsëri dhe përkrahjen e parezervë në këtë proces: “Ne jemi mbështetje për juve, por në ballë të kësaj beteje shumë të rëndësishme, që i tejkalon ciklet elektorale, jeni ju edhe unë ju falënderoj për punën dhe angazhimin që po e bëni deri tash edhe zotohemi që do t’ju mbështesim për punën e mëtutjeshme dhe për sfidat që do të mund t’iu dalin në rrugën tuaj drejt regjistrimit të popullsisë anembanë.” /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit