Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt kryeqytetit të Polonisë, Varshavë, për të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë të Varshavës.
Diskutimet kryesore të forumit përfshijnë sigurinë rajonale dhe evropiane, si dhe bashkëpunimin midis partnerëve demokratikë dhe perëndimorë.
Gjatë forumit, Kurti zhvilloi takime të rëndësishme me ministren e Punëve të Jashtme të Letonisë, Baiba Braže, ndihmës sekretaren amerikane të Mbrojtjes për Çështje Ndërkombëtare të Sigurisë, Celeste Wallander, si dhe me përfaqësues të lartë të administratës amerikane, përfshirë ambasadorin Michael Carpenter dhe kongresistin Jason Crow.
Në kuadër të aktiviteteve të forumit, Kryeministri Kurti mori pjesë në disa ngjarje të rëndësishme, si drekën ministeriale të organizuar nga Katarzyna Pisarka, Drejtoresha Ekzekutive e Forumit të Varshavës, dhe darkën e shtruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski.
Ai gjithashtu mori pjesë në pritjen e organizuar nga Shefi i Byrosë së Sigurisë Kombëtare të Polonisë, Jacek Siewiera, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.
Kurti mbajti një fjalim mbi temën “Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Ndërlidhja mes Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”, ku ai theksoi rreziqet që paraqesin Rusia dhe Serbia për rajonin dhe Evropën.
Ai vuri në dukje se Kosova po mbron jo vetëm integritetin e saj territorial, por edhe progresin dhe prosperitetin e arritur në vitet e fundit.
Gjatë ditës, Kurti ndoqi nga afër sesionet e paneleve të ndryshme të diskutimit, duke mbajtur një rol aktiv në bisedimet mbi sigurinë dhe stabilitetin rajonal./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos