LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Ditën e të pagjeturve: Familjarët meritojnë drejtësi, kurse kriminelët gjykim

Kurti në Ditën e të pagjeturve: Familjarët meritojnë drejtësi, kurse kriminelët gjykim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, bënë homazhe tek varrezat në Mejë të Gjakovës, në nderim të personave të zhdukur.

Meja është vendi i masakrës më të madhe të policisë serbe dhe ushtrisë jugosllave gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe 27 prilli shënon Ditën e të Zhdukurve në Kosovë.


Në Mejë, 376 shqiptarë të moshave të ndryshme u vranë, masakruan dhe kidnapuan brenda ditës.

OJQ-të thirrje qytetarëve: Sot në ora 20:00 t’i ndalim dritat për dy minuta, në kujtim të personave të pagjetur
Lexo po ashtu OJQ-të thirrje qytetarëve: Sot në ora 20:00 t’i ndalim dritat për dy minuta, në kujtim të personave të pagjetur

Në njoftimin për media të Kryeministrisë thuhet si si rrjedhojë e situatës së krijuar nga COVID-19, në pamundësi për të qenë me familjet e atyre që humbën më të dashurit, e të atyre që akoma presin të dinë për fatin e tyre, Kurti zgjodhi të jetë afër kujtimit të atyre që nuk janë më mes nesh.

“Hapësira të zbrazëta mes varresh, pa pllakë përkujtimore e pa varr, qëndronin mes varreve aktuale, në pritje të 13 të tjerëve të cilët akoma sot mungojnë nga kjo masakër e kobshme. Sot, 21 vjet pas, përgjegjësit – emrat e të cilëve janë përmendur edhe në Gjykimet e Tribunalit të Hagës – janë akoma të lirë dhe jetojnë pa shqetësime në vende të ndryshme të Ballkanit. Bëjmë thirrje që me të pasur mundësinë e gjykimit në mungesë, këta persona do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen në mënyrë meritore për krimet që kanë kryer. Sepse familjarët meritojnë drejtësi, kurse kriminelët gjykim”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori